E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritan Shehu nen akuze nga homoseksualet Komisionerja Dua shpjegime

/ /

Tritan Shehu rrezikon te gjobitet nga Komisioneri per Mbrotjen nga Diskriminimi me nje shume nga 10 mije deri ne 60 mije leke. Arsyeja eshte deklarata e nenkryetarit te Komisionit te Shendetesise ne nje nga seancat degjimore me 1 dhjetor 2010 te komisionit per situaten e virusit te HIV/AIDS ne Shqiperi ku deklaroi se Ka ardhur momenti qe popullata te jete e ndergjegjesuar se homoseksualiteti eshte nje element i cili shton HIV-AIDS-sin. Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekesore per ceshtjet hormonale ashtu edhe nga ana psikologjike. Menjehere pas kesaj deklarate te botuar ne gazeten Panorama reaguan organizatat ne mbrotje te te drejtave te homoseksualeve. Nje nga aktivistet Kristi Pinderi botoi nje opinion ne Panorama 3 dite me pas ku e akuzoi Shehun si nje politikan homofobik. Ai shtoi se ka nisur nje ankese prane Komisionerit duke e paralajmeruar per nje gjobe financiare per kete deklarate sipas tij diskriminuese. Komisionerja per Mbrojtjen nga Diskriminimi Irma Baraku i dergoi nje leter Tritan Shehut ku i kerkon shpjegime si dhe e informon se brenda 30 diteve do te merret nje vendim. Nga ana e tij deputeti Shehu reagon duke deklaruar se si deputet nuk eshte i detyruar te jape shpjegime te tilla. Me tej ai pretendon se ne respekt te etikes ka dhene mendimin e tij dhe nuk ka diskriminuar homoseksualet sic pretendohet nga 3 shoqatat qe e kane paditur. Gazeta publikon sot korrenspondencen zyrtare mes Komisionerit dhe deputetit Shehu si dhe argumentet e tyre mbi deklaratat.

Letra e Komisioneres Irma Baraku
I nderuar z Shehu
Bazuar ne nenin 33 pika 5 e ligjit nr 10 221 date 04.02.2010 Per Mbrotjen nga Diskriminimi Zyra e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi ju ve ne dijeni se ndaj jush eshte paraqitur nje ankese me objekt pretendimi per diskriminim. Ne cilesine e nenkryetarit te Komisionit Parlamentar te Punes eshtjeve Sociale e Shendetesise ju jeni objekt ndaj te cilit ka parashtruar pretendimin per diskriminim pala ankuese ne proces LGBT Pro Albania PINK EMBASSY dhe Aleanca Kunder Diskriminimit si organizata me interesa legjitime. Pretendimi i pales per diskriminim per shkak te orientimit seksual rezulton ne veprimin e meposhtem
Ne daten 1 dhjetor 2010 Komisioni Parlamentar i Punes eshtjeve Sociale e Shendetesise ka organizuar me kerkese te LGBT Pro Albania PINK EMBASSY dhe Aleanca Kunder Diskriminimit nje seance te hapur degjimore ne lidhje me situaten e personave te prekur nga HIV/AIDS ne Shqiperi perfshire edhe komunitetin LGBT ne vend. Gjate kesaj seance degjimore pretendohet se nga ana juaj jeni shprehur haptazi Homoseksualiteti duhet trajtuar si nga ana mjekesore per ceshtjet hormonale ashtu edhe nga ana psikologjike.
LGBT Pro Albania PINK EMBASSY dhe Aleanca Kunder Diskriminimit shprehen se deklarata te tilla jane fyese diskriminuese dhe denigruese per komunitetin LGBT ne Shqiperi sepse kurat hormonale jane kura mjekesore qe behen per paciente per probleme shendetesore me qellim kurimin e nje pasoje. Nderkohe qe Organizata Boterore e Shendetesise ka miratuar zyrtarisht heqjen e homoseksualitetit nga lista e semundjeve. Komisioneri per Mbrotjen nga Diskriminimi pas marrjes se ankeses me permbatjen e mesiperme dhe me qellim verifikimin e fakteve konstaton se del e nevojshme dhenia e shpjegimeve nga ana juaj si subjekt kunder te cilit eshte paraqitur ankesa brenda 30 diteve nga data e marrjes se njoftimit ne lidhje me pretendimet e mesiperme te pales ankuese si dhe cdo argument tjeter te bazuar qe ka te beje me kete ceshtje per te cilat ju gjykoni se do e ndihmojne procesin drejt nje zgjidhjeje sa me te drejte dhe duke synuar ne sqarimin sa me te shpejte dhe perfundimtar te pretendimeve te ngritura nga ankuesit. Kete kerkese per shpjegime e bazojme ne piken 7 te nenit 33 te ligjit nr 10 221 date 04.02.2010 Per Mbrotjen nga Diskriminimi ku thuhet shprehimisht se Me marrjen e ankeses komisionari verifikon faktet. Per kete qellim komisionari mund tu kerkoje ankuesit dhe personit kunder te cilit eshte drejtuar ankesa te paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 diteve nga dita qe palet marrin njoftimin...
Duke besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj
Komisionere Irma Baraku

Pergjigja e Tritan Shehut
E nderuar Zonja Baraku
E mora letren tuaj te derguar me date 21.12.2010 dhe e lexova me habi. Megjithate vendosa tju pergjigjem per hir te respektit ndaj institucioneve te shtetit. Se pari deshiroj tju kujtoj se une jam deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe si i tille nuk jam i detyruar te jap shpjegime per cfaredo qe them ne kryerje te funksioneve te mia. Se dyti ju me dergoni ne ate leter nje togfjalesh jashte cdo konteksti qe thuhet se me referohen mua sipas nje denoncimi te bere nga nje organizate joftimiprurese homoseksualesh dhe transeksualesh per diskriminim ndaj tyre. Behet fjale per punimet e nje mbledhjeje te Komisionit Parlamentar ne diten nderkombetare te luftes kunder HIV-AIDS. Me tej ju me kerkoni shpjegime per keto fjalet e mia. Kjo me la nje shije shume te keqe. Se treti ju me dergoni kete togfjalesh dhe disa komente pa me derguar materialin e plote ne baze te te cilit ju me akuzoni material me te cilin une jam njohur vetem nga nje botim i tij ne gazeten Panorama dhe per te cilin do te jap disa konsiderata me poshte. Se katerti une besoj se ju duhet ta dini qe ne nje vend demokratik askush nuk mund te akuzohet per mendimet e tij por per veprime konkrete te kryera. Ne rastin konkret une jam i bindur qe jo vetem veprimet e mia por dhe mendimet e idete e mia kane qene jane e do te jene nga me demokratiket shume larg cdo forme diskriminimi ndaj kujtdo qofte. Se pesti une deshiroj tju them qe nese flitet per diskriminim e fyerje ato jane bere ne adresen time e ndodhen ne materialin qe ajo OJF ka publikuar kunder meje dhe qe jua ka derguar edhe juve. Kjo gje eshte riperseritur ne permasa me te medha dhe ne nje te ashtuquajtur spot televiziv. Mendoj se keto elemente duhet tju shqetesonin se tepermi juve dhe duhej tju vinin ne levizje ne kryerje te funksioneve tuaja.
Ne lidhje me letren qe me dergoni deshiroj tju ve ne dijeni qe mbledhja e Komisionit Parlamentar te Punes eshtjeve Sociale dhe Shendetesise e dates 1.12.2010 nuk eshte organizuar ne baze te ndonje kerkese nga ajo apo tjeter OJF sic shkruhet por me kerkese e vendim te vete komisionit. OJF-ja qe ju permendni nuk ka qene pjesemarrese ne kete mbledhje. Per kete dhe per ato qe jane thene ne ate mbledhje ekziston nje procesverbal i cili eshte vendosur dhe ne uebsite te Kuvendit te Shqiperise.
Ndersa ne lidhje me qendrimet e mia ndaj homoseksualeve e transeksualeve ju siguroj se ato kane qene gjithmone ne perputhje me principet e demokracise. Po jua perseris shkurtimisht megjithese nuk kam asnje detyrim per ta bere kete gje Kam qene e jam kurdohere kunder cdo forme diskriminimi e ndaj kujtdo qofte ky si politikan si mjek si profesor etj. Une respektoj ne punen time vetem ligjet e shtetit tim dhe rregullat demokratike. Ne qendrimin tim ndaj homoseksualeve nuk kam pasur asnjehere asnje qendrim diskriminues ndaj tyre si individe. Deshiroj tju kujtoj se une si deputet qe me 1991 kam qene i pari qe kam kerkuar abrogimin e Kodit Penal ne nenin ku parashikohej denim penal per ta. Po keshtu kam theksuar prej vitesh te drejten e tyre per te krijuar shoqata apo organizime te tjera te ngjashme. Ne lidhje me miratimin e ligjit per mbrotjen nga diskriminimi ku perseri ajo OJF mashtron ne materialin e saj une kam qene nje nga perkrahesit e tij duke kontribuar ne permiresimin e miratimin e atij ligji si drejtues i komisionit parlamentar pergjegjes. Nga ana tjeter interpretimi dhe insistimi i tyre per ta lidhur kete ligj ne menyre te vecante me homoseksualet eshte i gabuar e spekulativ. Diapazoni i ketij ligji eshte shume me i gjere.
Ndersa mendimet e opinionet e mia personale per homoseksualitetin transeksualitetin etj. si fenomene ne mosperputhjen e tyre me normen qendrimin tim te vendosur per ruajtjen e perberjes se familjes prej burrit e gruas per mosdhenien e te drejtes se adoptimit te femijeve cifteve homoseksuale transeksuale etj une i kam shprehur publikisht. Po keshtu une nuk kam hezituar te shpreh qarte konsideratat e mia thellesisht negative per ate lloj kirurgjie spekulative te transformimit seksual apo forma te tjera qe bien ndesh edhe me Konventen e KIE qe ne e miratuam pak kohe me pare ne Kuvend. Keto jane praktika mjekesore transformuese qe qendrojne shume larg principeve te Hipokratit dinjitetit e moralit njerezor dhe qe ne te vertete diskriminojne Njeriun vete Vepren e Natyres apo te Perendise.
Nga ana tjeter une jam i bindur se jo vetem gjate veprimtarise apo vendimeve qe une kam marre ne funksione te ndryshme por edhe me bindjet e mia personale qofte dhe per keto ceshtje asnjehere nuk kam fyer apo diskriminuar asnje individ. Perkundrazi ne menyre modeste jam perpjekur te mbroj vlerat morale e etike mbi te cilat ndertohet shoqeria njerezore. Keto vlera jane vecanerisht te shenjta per popullin tone. Gjithashtu jam perpjekur gjithmone per te transmetuar vecanerisht tek te rinjte idene qe njeriu asgje qe e devijon nga norma nuk duhet ta pranoje si fatalitet por perkundrazi ai gjithmone mund e duhet te gjeje forca te brendshme per te korrigjuar dicka brenda vetes. Ne keto perpjekje dhe shoqeria ne teresi duhet e mund te jape kontributin e saj te madh pozitiv. Une nuk besoj se kjo mund te interpretohet si diskriminim ndaj dikujt. Ne rast se po une nuk e di se cfare duhet te benin duhanpiresit piresit e alkoolit etj per ate qe ne themi cdo dite apo dhe vendosim me ligj per demet e duhanit alkoolit etj.
Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj
Tritan Shehu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›