E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria do ndeshkohet, po media...?

Kjo perleshja Qeveri-Top Channel, interesante. Nje media kritike por shpesh-here acaruese dhe tendencioze. Shembull te nje qendrimi te tille eshte vetem kryetari i partise opozitare. Ne te gjitha fjalimet e tij referuar qeverise ky pushtet qenka me i keqi, me i pashoqi etj, etj. Po ne kete rruge kjo media e sheh cdo gje me syze te erreta. Deri ketu gjithshka "normale" per nje shtet demokratik ku e drejta e fjales eshte e shenjte po ashtu edhe menyra e kendveshtrimit te dukurive dhe ngjarjeve qofte politike ose jo. Mirepo shikimi gjithmone negativ i gjithçkaje sa i sherben ngritjes se vendit? Informimi negativ dhe formimi negativ i opinionit publik ku media ka shume rol a i sherben vendit? Si ndikon ky opinion ne perpjekjet per te ndertuar nje shtet ligjor?
Nxirrja e gjithçkaje qe qeveris justifikohet vetem nese kjo qeveri eshte me e keqja e mundshme dhe qe mund te krijoje Shqiperia qe i kanos vendit nje rrezik i madh ose keto media kane nje opsion superior dhe me te mire qeverises. Sa per te paren kjo eshte nje detyre patriotike por nuk besoj se ka njeri qe mendon ashtu per kete qeveri pervec kryetarit te opozites aktuale, ndersa per te dyten dyshoj se del dicka me e mire nga opozita aktuale e cila ne thelb nuk ka ndryshuar shume qe nga humbja e pushtetit.

Nga ana tjeter kemi nje qeveri qe premtoi shume edhe qe njerezit prisnin shume pas nje pushteti te gjate indiferent ndaj korrupsionit i cili ishte kthyer pushteti i vertete i asaj kohe. Mirepo ky ndryshim nuk erdhi ose ndoshta vetem filloi. Ne perseri kemi korrupsion, ne nivele me te uleta ndoshta. Ne instancat shteterore si gyqesori, entet prokuruese, pushtetet vendore, me nje fjale kudo ku ka dhe manaxhohet pasuri publike aty lulezon edhe sot korrupsioni. Pervec hijes se Berishes si imazhi i nje personi te pakorruptuar (te cilen une nuk di t'a besoj apo jo) dhe ndoshta nje pakice rreth tij, hallkat e tjera te shtetit duken potencialisht korruptive. Ky ndoshta eshte edhe ndryshimi i dukshem nga qeverisjet e meparshme per te cilen flitej per korruptim deri ne majat e saj.

Ne nje tabllo te tille mediat kane ushqim te bollshem sensancional te perditshem, sic ndodhi edhe me dosjen Rrenga. Top Cannel edhe pa ngacmim nga qeveria eshte rreshtuar kunder saj, keshtu qe mjaftoi nje ngacmim ne formen e presionit nga tatim taksat qe kjo fole te shpertheje ne thumba, ku sigurisht humbja do te jete dypaleshe.

Kjo qeveri instiktivisht reaguese (vecori e kreut te saj) beri gabimin fatal te presionit ndaj medias me te madhe ne vend. Ky gabim besoj do reflektohet ne zgjedhjet e ardhshme sado larg te jene. Sa per imazhin e Shqiperise i cili edhe nje here po zhytet poshte, si qeveria ashtu edhe media kane pjesen e vete te fajit. Qeveria do t'a marre ndeshkimin e saj, po media.....?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›