E Diel, 1 Nëntor 2026

Vullneti premtues fjalë e dhënë

Pika nevralgjike e politikës së Ballkanit dhe Europës tani ka hyrë në procesin e zgjidhjes së nyjeve që lidhnin shtresën e popujve që jetonin në këtë kontinent të trazuar me shekuj nga mite , dogma të thata dhe ideologji çmendurake.

Historikisht ky kontinent ka përjetuar salvime të shumta, padrejtësi të papara ndonjëherë në botë pastaj heshtje me shekuj i këtij zëri kontinetal ballkanik që thërriste për lirinë dhe heqjen nga zgjedha të pasojave të lënë nga popujt e ardhur e jo autoktonë si psh nga orienti dhe sllavët e jugut. Mitet zakonet e ndryshme dhe etja për dheun e të tjetërëve nuk e la këtë vend në paqe me vetveten dhe me popujt fqinjë por e trazoi duke kërkuar atë që është e huaj për ata që kërkonin dhe atë që është e ndaluar për ata që heshtnin .

Shekujt kalonin e vitet vinin por problemet ballkanike nuk pushuan, ato vetëm sa u bën edhe më të njohura në botë ngase gjaku i pafajshëm i popujve që kërkonin lirinë dhe pavarësin e tyre shkoi edhe në kanalet e botës së ndikimeve historike. Ashtu që këta akterë nga mëshira dhe pika e strategjisë së këtij kontinenti, u detyruan të vendosnin një kontroll dhe të fillonin të pastronin mentalitetin ballkanik duke futur një mentalitet të demokracisë dhe kulturës qytetëruese për të gjithë ,të lirë e jo të lirë, të pavarur dhe në pritje të atyre që dëshironin realizmin e vullnetit historik të tyre , se historia e shqiptarëve po shkruhej në Ballkan dhe në analet e historisë dhe diplomacisë botërore.

Kjo u pa nga mesi i viteve 80 e 90 kur edhe filloi shpërbërja e Jugosllavisë e cila ishte vetëm një ndërtesë e krisur , pa themele dhe pa vullnet , dhe kështu edhe së fundi me kalvarin që ndodhi në Kosovë , ky kontinent hyri në historinë e saj moderne dhe të një procesi të katarzisit ballkanik. Kështu që nga këto vite kur po lëkundej ndërtesa e ish Jugosllavisë e deri në vitin 99 proceset e demokratizimit dhe respektimit të vullnetit të popujve për liri dhe pavarësi po bëhej realitet i pakontestueshëm dhe historik për tërë Ballkanin dhe Europën e qyteruar.

Vullneti premtues që nga vitet e 90 e këndej tani nga SHBA –të ishte fjalë e dhënë ata ndërmorën një hap konkret në rehatimin dhe rehabilitimin e Ballkanit duke e paqësuar atë dhe duke insistuar që ky vend të jetë rregullator e jo ç’rregullator për Europën dhe botën në përgjithësi. Me anë të intervenimit ushtarak të NATO-së u mbyllën gërshërët e hapura në këtë kontinent.

Ndërsa nga vitet 99 e këndej në politikën ballkanike sidomos në vendet ku filloi ky realitet i ri gjuha politike kishte filluar të përdorej në stilin e fëmijëve të demokracisë .Kur dihej se deri dje gjuha politike në Ballkan ishte si helm për shoqërinë dhe ambientin ballkanik .Ndërsa tani gjuha politike në këtë vend është bërë si oksigjeni për ajrin një përbërës jetësor i domsodoshëm . Ndërkaq themelet e një politike të mirëfillt kishin filluar, tani themelet e demokracisë ishin hedhur , ndërsa shtetet lindnin në vullnetin e tyre të premtuar dhe me mjaft durim shpresonin në fitoren e lirisë dhe pavarësisë së tyre. Erdhi koha kur pas pavarësimit të popujve dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë brenda këtij kontinenti , si dhe pas clirimit nga ajo formë dhe drejtim i gabuar një pikë e paqart kishte mbetur në Ballkan dhe kjo pikë ishte zemra e Europës , këtë e panë të gjithë gjatë viteve 89 , 90, 99 ,se arsye e vetme për të dal nga dy pengesa që kishin thyer në kurriz qenien shqiptare respektivisht atë kosovare ishin sindromi i bizantinizmit të mpleksur. Kështu kaluan disa vite prej se bashkësia ndërkombëtare hyri në Kosovë dhe kjo cështje mbeti në amulli , për shkak të shumë pengesave menaxhuese dhe problemeve etnike që ende ekzistonin , por njëkohësisht edhe për shkak të atyre dy pengesave që u cekën më lartë bile ato më shumë pengonin synimin tonë drejtë së ardhmes europiane. Mirëpo këto dy pengesa për tu shlyer nga qenia jonë duhet kohë dhe këtë kohë duhet shfrytëzuar që të punohet në këtë drejtim pra të sqarimit të identitetit tonë kombëtar ,kuluturor dhe të orinetimit tonë në përgjithësi.

Dhe krejt në fund si nyje e fundit e pazgjidhur në Ballkan ka mbetur Kosova dhe kjo tani gjendet para aktit të saj historik dhe determinimit të vullnetit të saj , fal bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi të salvuar me shekuj. Por edhe sa metra janë deri te akti i pavarësisë së Kosovës këtë mund ta dijnë vetëm SHBA – të dhe KS i OKB –së , ata janë duke i numëruar metrat e fundit deri te rezoluta e re dhe njohja e këtij shteti që tani është ngjizur. Kjo duhet të ndodhë për arsye që popujt janë të pajisur me të drejtën e dhënë nga Perëndia për të përcaktuar fatin e tyre , prandaj shteti duhet të bazohet në vetpërcaktim kombëtar dhe demokracinë. Kështu që paqja dhe demokracia përbëjnë dy shinat mbi të cilat do të mund të ec suksesshëm Kosova drejt prespektivës europiane ,sepse në këtë mënyre edhe Ballkani dhe europa do të bëheshin të sigurt për demokracinë dhe të ardhmen e tyre .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›