Reforma që vjen nga lart
Qeverisja e të djathtëve pas vitit 2005 solli një neglizhim të strukturave partiake dhe në neglizhimin e elektoratit të djathtë. Dhe kjo u vu re më shumë në zgjedhjet e 18 shkurtit ku doli qartë se degët e PD-së në disa qytete kryesore nuk ishin fare të organizuara dhe e lanë fushatën elektorale të mbështetur vetëm në imazhin e kryeministrit.
Në shqipëri të gjithë e dinë mirë që ka dy standarte të të bërit parti dhe particizëm. Nga njëra anë janë të majtët dhe veçanërisht Partia Socialiste që për shkak edhe të trashëgimisë së saj historike dhe politike , paraqet një strukturë më komptakte dhe funksionlae që organizohet mjaft mirë nga qëndra në baza. Ndërsa PD vepron në mënyrë krejt ndryshe, duke bërë gabime fatale që e kanë ndëshkuar disa herë.
Partia Demokratike ka një strukturë mjaft të centralizuar që bazohet tek një individ dhe nuk ka arritur të organizojë si duhet degët dhe nëndegët e saj në rrethe. Janë pikërisht këto struktura lokale që mbajnë lidhjet me elektoratin dhe krijojnë mundësinë e motivimit të bazës për të qënë pranë partisë. Kjo nuk ndodhi aspak në 18 shkurt. Me një eufori të paparë demokratët erdhën në pushtet dukje harruar ata që i sollën aty. Megjithëse ky fenomen duhet të kishte kaluar nëpërmjet një analize të hollësishme , kjo nuk u bë dhe gjërat sërish janë në një rrugë të gabuar.
Tashmë Partia Demokratike ka hyrë në një fazë ndryshimesh që pretendohet se do ta çojnë më afër bazës dhe elektoratit por që për këtë nuk jepet asnjë garanci. Mangësia themelore e këtij procesi ndryshimesh që ka nisur në PD është mënyra jo transparente dhe mjaft gabuar sesi atop o realizohen. Ndryshe nga një parti e madhe evropiane që dhe që mban përgjegjësi qeverisëse, demokratët vazhdojnë ti nisin ndryshimet në parti , vetëm me urdhërin e kryetarit.
Berisha deklaroi se duhet bërë një reformë e thellë në sekretariatin e partisë duke ndarë postet partiake me ato qeverisëse. Kjo përbën edhe një paradosk më vete pasi ai kishte deklaruar se forca e tij politike kishte korrur një fitore historike në 18 shkurt. Atëherë pse duhet ndryshuar formacioni fitues pas një ndeshje. Megjithatë pa i hyrë debateve për fitoren ose jo të PD-së në 18 shkurt ajo që është më e rëndëishsme tani është mënyra sesi do të ristrukturohet sekretariati i kësaj partie.
Shenjat e fillimit nuk janë të mbara dhe duhet thënë se nuk tregojnë aspak për një reformë reale. Së pari kryeministri pasi largoi disa ministra nga kabineti i tij u premtoi atyre publikisht poste të rëndësishme në parti. Nuk dihet se çfarë merite çoi këta emra drejt posteve partike. Ata u larguan nga qeveria për shkak se në fushat që drejtonin nuk ishin të sukseshëm , atëherë pse duhet të bësojnë demokratët se keta njërez do ti bëjnë punët mirë në parti.
Ndërkohë nga ana tjetër fjala e kryeministrit për ndarjen e posteve ka lënë të pakënaqur aktorët kresorë të PD-së siç është dhe sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode. Ndonëse edhe ai i është bindur linjës së partisë duke mos bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë çështje , tashmë të gjithë e dinë se nuk ka mbetuir i kënaqur nga ideja e shefit të ij. Sesa i domosdoshëm është një ndarje e postit të sekretarit të përgjithsëhëm nga i ministrit të financave , kjo duhet të dilte nga një analizë e detajuar e punës që ka bërë Bode që pas 3 korrikut dhe më pas të merrej një vendim. Por si gjithmonë PD nuk i ka shpëtuar direktivave nga lart.
Në këtë moment këto deklarata kanë një krijuar një amulli në gjirin e atyre që pretendojnë të zenë një karrige të rëndësishme në selinë e partisë. Edhe Arben Imami që u tregua më guximtari duke shpallur kandidaturën për një post të rëndësihëm në parti , tashmë duket se është stepur dhe po rri në pritje. Kandidimi i Imamit ishte pak i çuditshëm pasi ndonëse e dinte se çfarë kërkonte në vetvete, nuk pati guximin ta thotë publikisht duke mos i prishur qejfin edhe Ridvanit i cili nuk ka dhënë asnjë shenjë dorëheqjeje. Është jashtë llogjikës të kërkosh të konkurosh për një post që drejtohet nga dikush dhe që ka mandat të fituar nga zgjedhjet e anëtarëve të forumeve drejteuse. Këtu ka dy rrugë , ose Bode dhe sekretarët e tjera do të japin dorëheqjen duke iu bindur urdhërit të kryetarit dhe duke i hapur rrugën pretendeteve të ri, ose duhet të merret një vendim për votëbesimin e tyre në Këshillin kombëtar. Në të dyja rastet rreziku i përçarjeve mbetet prezent dhe këtë nuk do ta dëshironte asnjë demokrat të paktën në këtë moment.