Qeveria do ruajnë bashkëpunimin me institucionin më të fuqishëm financiar në botë

Kryeministri Berisha takon përfaqësuesin e FMN-së për Shqipërinë Gerwin Bell
Kryeministri Sali Berisha ka garantuar përfaqësuesin e FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell, për bashkëpunim të mëtejshëm me këtë organizëm financiar. Gerwin Bell shprehu mbështetjen e FMN-së ndaj qeverisë shqiptare dhe e përgëzoi atë që kapërceu me sukses vitin 2009. Kryeministri Berisha theksoi se mbetet i vendosur të vazhdojë forcimin e kuadrit makroekonomik dhe stabilitetit makroekonomik, si dhe të rrisë investimet vendase e të huaja.
Ulja e borxhit publik mbetet për FMN-në një politikë e rëndësishme për stabilitetin ekonomik. Edhe në takimin me drejtues të financave shqiptare, FMN ka kërkuar uljen e qëndrueshmërisë së treguesve makro-ekonomikë, përballë presionit të krizës ekonomike botërore.
...