Ushtarët e Edvinit, pas “nuses” Ruçi është radha e "shegertit" Klosi për të zbatuar urdhrin e nomeklaturës

Selia rozë ka përcjellë sot intrigën e ditës përmes një “ushtari” të njohur të Byrosë neokomuniste, të Edvin Kristaq Ramës, Blendi Klosi. Lëvizjet e Ramës, duke nxjerrë tellallët të tipit Klosi, Dokle, Bare, Ruçi apo edhe Ditziu dhe gërshetimi me grarinë e lagunave, shemsieve, ndërtimeve dhe lifting-ut, ka vetëm një qëllim që të sulmojë me sa të mundë formacionin qeveritar të reformave dhe konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri, standarde këto, unike, të cilat rrjedhin nga kërkesat absolute të Brukselit. Sigurisht, që sulmi i radhës lidhet përsëri me procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku Edvini ende vazhdon vajtimin e mos marrjes së votave të mjaftueshme, pavarësisht shpenzimit të miliona eurove, para këto të taksapaguesve të rregullt kryeqytetas, për të kapluar procesin elektoral në vend, qershorin e kaluar. Sulmet për manipulim të zgjedhjeve janë bërë tashmë jo vetëm diçka e rëndomtë dhe e papërfillshme, por njëherazi po bëhen qesharake dhe të denja për aktet komike. PS kërkon diçka që as vetë nuk e di se çfarë është. Ushtari Klosi, i vënë në shërbim të komisarëve të Enverit, Ruçi-Rama, nuk e di as vetë se pse del në media dhe ngre një çështje që ai vetë jo vetëm nuk ka asnjë koment mbrojtjës, por njëherazi injoranca nuk e lejon as të citojë ndonjë nen ligjor dhe kushtetues, për pretendimet ne fjalë. E kjo s’ka se si të stimulohet, përsa kohë deklaratat mediatike janë thjesht porosi të kryetarit dhe tërësisë së brezit të dytë të nomeklaturës komuniste. Klosi foli ashtu si edhe Ruçi në Kuvend, për standarde të cekta të zgjedhjeve, por këtë herë një përjashtim, nuk tha se zgjedhjet janë manipuluar përmes falsifikimit të kartave të identitetit. Për këtë nuk ka reaguar as kryefalsifikatori Gramoz Ruçi. Angazhimi institucional i ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, për të ngritur në këmbë çdo agjenci shtetërore të konfiskimit dhe hetimit të “provave” të demostruara nga “nusëria” socialiste, ka kthyer panikun në grehinën socialiste, pasi ligji parashikon masa të ashpra për çdo falsifikator të dokumenteve biometrike. Pavarësisht, Klosi ende s’e ka të qartë, se për Ramën ai është thjesht një shërbëtor i rëndomtë, në rolin më përçmues të mundshëm, për të kryer interesat e ulta të një kryebojkotuesi të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Edvin Krisaq Rama, ka ingranuar tashmë një strukturë përmçuese ndaj aksionit shtetëror për kapjen standardeve evropiane, në kuadër të integrimit në BE dhe më herët akoma nënshkrimin e vendimit me Komisionin Evropian të hyrjes në zonën e lëvizjes së lirë, “Schengen”.
...