Parada e rrobave të shtrenjta të deputetëve socialistë, si triumf i dekompozimit moral
Moda është spostuar tashmë, nuk është më në kryeqytetet e saj Milano, Paris apo Tokio. Tani është në Tiranë, modelet janë përzgjedhur nga selia rozë. Në ditën e hyrjes së PS në parlament gjithkush mendonte se do të shikonte një opozitë të uritur, të zhubrosur, me rroba dhe luk a model flokësh të vjetra, me rrudha dhe fije flokësh të thinjura nga protesta e rrugës apo bllokadat me qofte dhe birrë. Kuptohet vetiu se gjithkund mospasja e pushtetit të lodh, të varfëron në xhepa, shtrëngon rripin, madje të vjetërson, pothuajse të çon në depresion,etj. Asgjë prej këtyre gjërave s’i kishte prekur 63 deputetët socialistë. Përkundrazi, atë ditë në një foto kolektive të PS afër kuvendit, ne pamë me sy të zgurdulluar se minimumi që çdo deputete socialiste kishte veshur ishte së paku 1660 euro, që stolitë e ndryshme të vathëve prej floriri, serm, diamanteve dhe zefirëve në gisht të lëmuar nga kremra të shtrenjtë, orëve të markës së famshme rolex me çmim “qesharak” 10 mijë dollarë, të kapotave dhe pelixheve bizonësh tepër të shtrenjta për çdo femër shqiptare, vijon me këpucëve të modës italiane Prada, Della Valle, me çanta
luksi Gucci apo Dolce & Gabbana, kostume dhe smoking të stilistëve me famë botërore Nino Vitali, Cavalli, apo veshje dhe kaish Armani, plus pastaj parfumet Channel N5, Cristin Dior, etj.
Mërgata e PS nuk ishte ciflosur fare nga mosmarrja e rrogave të 6 muajve bojkot. Madje për paradoks bojkoti nuk i kishte dëmtuar, por u kishte pasuruar trupin, veçse jo shpirtin apo mendjen. Të paktën të kishin më shumë fjalë sesa “xhelozi” për rrobat dhe stolitë e trupit të tyre politik.
Vetiu lind pyetja si i kanë blerë këtë rroba, kite kozmetike, parfume në mungesë të rrogës së deputet? Supozimi do të ishte i kotë, sepse në dimë shumë mirë se bojkoti parlamentar i Partisë Socialiste, lidhej me interesa të ngushta personale e klanore. Pamja e jashtme e deputeteve të PS kur hynë parlament, përtej “bukurisë” përrallore të veshjeve, të make-up, të stolive, të lifting-ut (tërheqje lëkure të fytyrës) prej 7-13 mijë euro të treshes Arta Dade, Valentina Leskaj dhe Ermelinda Meksi që fshihnin dekompozimin moral të një socializmi, të barazisë sociale, e të tjera gjepura.
Gjithashtu brenda 63 deputetëve socialistë, 21 prej tyre, nga më të pasurit jo vetëm në vend, por edhe më gjerë, që janë të kapur nga afera të ndryshme antiligjore, të cilët po mbajnë peng zhvillimin normal të punimeve të kuvendit, për arsye të identifikimit të tyre si të implikuar në çështjet që përbëjnë hetim nga organet përgjegjëse, për shkelje të rënda të ligjit.
Krye-socialisti Edi Rama duke bërë zap me licenca e favore natyrore 21 miliarderët e grupit parlamentar, kanë kërcënuar vazhdimisht për mos prezencë në punimet e kuvendit, duke e vijuar në vendimin e tyre, se më parë duhet të zbardhet kutia e rruzhdies që mban në recipeta e saj të bollshme “krimin elektoral” i 28 qershorit...! Ai është i vetëdijshëm, se realisht nuk bëhet fjalë për “krim elektoral”, pasi një term i tillë është thjeshtë utopik, porsa kohë zgjedhjet u vlerësuan nga vëzhgues vendas dhe të huaj, si më të mirat në historinë e Shqipërisë.
Fakti 1/ Deputetët pasanikë që sabotojnë të ardhmen e vendit
Erion Braçe, Fidel Ylli, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Blendi Klosi, Agim Leka, Shegushe Ligori, Skënder Hasa, Valentina Leskaj, Arben çuko, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Mimi Kodheli, Ilir Beqja, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Dashamir Peza, Eduard Shalsi, Enkelejda Shkreli, Namik Dokle, Vasilika Hysi.
Fakti 2/ Deputetët ndërtues që kanë parcelizuar kryeqytetin si pasojë e bujarisë së kryetarit të bashkisë, Edi Rama
Dashamir Peza, Fidel Ylli, Enkelejda Shkreli (Artan Shkreli), Sadri Abazi, Eduart Shalësi, Valentina Leskaj (djemtë e saj), Arta Dade (djemtë e saj), Gramoz Ruçi
...