Uashington Rritet numri i njerezve qe kerkojne ushqim neper bankat e ushqimit
Me ftohjen e motit ketu ne Shtetet e Bashkuara nisin festimet per sezonin e te korrave qe mbahen neper qytetet dhe zonat anembane vendit. Disa prej ketyre organizimeve behen per te ndihmuar njerezit qe nuk sigurojne dot ushqimin per vehte dhe familjet e tyre.
Kete te shtune me diell nje zone e Xhorxhtaunit mjaft e njohur per dyqanet e saj ne Uashington eshte mbyllur per makinat por eshte plot me njerez qe kane ardhur ketu per nje ceshtje te mire.
Me pelqen ushqimi dhe ky ushqim shijon me mire kur e di se ndersa ha kete ushqim ndihmon dike tjeter.
Kevin Heinsmeir eshte njeri prej 8 mije njerezve qe marrin pjese ne ngjarjen e quajtur Shija e Xhorxhtaunit. Ky organizim i pervitshem mbledh te ardhuara per nje organizate vendase jo fitimprurese qe ndihmon te pastrehet. Xheims Brako eshte drejtor ekzekutiv i distriktit per permiresimin e biznesit te Xhorxhtaunit i cili organizon festivalin.
Ne kemi 30 nga restorantet me te mira ketu ne Xhorxhtaun te cilet paraqesin disa prej gatimeve te tyre me te mira. Fitimet i mer Qendra Kisjtare e Xhorxhtaunit.
Mbledhja e fondeve filloi 18 vjet me pare ne ambjentet e kesaj kishe ku sot muzikante vendas argetojne njerzit qe shkojne ne festival. Qe kur organizata Brako mori persiper kete organizim 7 vjet me pare ai eshte shnderruar ne nje festival te madh ushqimi i cili mbledh rreth 150 mije dollare per programin ne ndihme te te pastreheve.
Mendoj se eshte nje menyre e mire qe njerezit te ndihmojne qendren kishtare dhe te shijojne ushqime te ndryshme. Dhurimi i te ardhurave mund te behet edhe permes nje ceku por nuk eshte argetuese sa nje organizim i tille.
Xheni Thomas eshte dakort. Ajo solli te fejuarin ketu per te festuar ditelindjen e tij.
Bera disa kerkime pasi atij i pelqen ushqimi dhe thashe pse jo... Na pelqeu edhe qellimi i ketij organizimi dhe thame te marrim pjese.
Ushqimi per nje ceshtje te mire eshte misioni edhe i kesaj ngjarjeje tjeter. Ketu rreth 300 kupa jane per shitje. Te ardhurat shkojne ne Banken e Ushqimit per Zonen e Kryeqytetit qe eshte qendra me e madha jofitimiprurese per shperndarjen e ushqimeve ne zonen e Uashingtonit. Shamia Hallouej eshte menaxhere e kesaj qendre.
Te ftuarit vijne ketu ata zgjedhin nje prej kupave qe ka cmimin 25 dollare dhe pastaj marrin simbolikisht nje racion supe dhe buke. Shume restorante gatuan supe per ne te cilen na e dhuruan.
Kupat dhurohen gjithashtu nga artiste galeri dhe shkolla vendase. Gjysmat e tyre jane bere nga pronarja e nje galerie Xhudi Uolsh dhe burri i saj.
Me pelqen ushqimi jam artiste dhe e dua artin dhe kur i nderthur te dyja perfundon tek Kupat bosh.
Kupat bosh eshte emri i organizimit per mbledhje fondesh. Dhe zonja Hollouej thote se ky emer simbolizon gjenden e urise ne kryeqytetin amerikan.
Rreth 600 mije njerez jane ne prag te urise. Ne perjetuam nje rritje prej 25 te kerkeses ne sherbimin tone. Kemi rreth 700 agjenci partnere dhe ato kane nje rritje prej 20 deri 100 te kerkeses. Ato thone se shohin fytyra te reja qe nuk kane ardhur me pare.
Zonja Holloway thote se gjendja e tanishme ekonomike ka bere qe bankat e ushqimit te kene nevoje per mbeshtetjen e komunitetit me shume se asnjehere me pare. Kjo beri qe edhe Kristen Konte te vije tek kupat bosh.
Une besoj tek kjo nisme. Kjo eshte gjeja e pare qe duhet bere dhe une dua ta ndihmoje kete grup. Gjithashtu duket se eshte nje ushqim i mire.