E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Në ditën e Pashkëve, për të menduar më mirë dhe kontribuar me dashuri

TIRANË- Në ditën e kremtimit të Ditës së Rinjgalljes së Krishtit, kur besimtarët katolikë në të gjithë vendin festojnë të Dielën e Shenjtë të Pashkëve, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i uroi këtë ditë, nga Katedralja “Shën Pali” në kryeqytet, të gjithë besimtarët katolikë dhe gjithë shqiptarët.

“Jam sot këtu për t’i uruar Shkëlqesisë së Tij, Imzot Rok Mirditës, besimtarëve katolikë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, gëzuar Pashkët”, tha gjatë urimit të saj kryeparlamentarja Topalli.

"Pashka është një premtim dhe Zoti sjell ringjalljen tek seicili prej nesh në mënyrën spirituale dhe se sa e rëndësishme është për të menduar dhe për të kontribuar me dashuri, me tolerancë dhe mirëkuptim dhe me besimin se gjërat janë bërë mirë, mund të bëhen më mirë dhe do të bëhen më mirë", tha Topalli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›