Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Drejtorit të Arsimit
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës dënon aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.
“Ky është një sulm i rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cenim i rëndë i integritetit të zyrtarit instiucional në vendin e tij të punës”- thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë.
Qeveria u kërkon organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat adekuate “që autorët e këtij akti kriminal të dalin para drejtësisë, sa më shpejtë, dhe të marrin dënimin e merituar”.
Drejtori i arsimit për Prishtinën u ekzekutua paraditen e sotme në zyrën e tij në Prishtinë.Policia ka arrestuar një person si të dyshuar.
(s.g/balkanWeb)