Haxhinasto-Popovski: Censusi do japë shifrat reale të minoriteteve
TIRANE- Shqipëria dhe Maqedonia do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, si një kontribut i rëndësishëm, ky, edhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Ky ishte qëllimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski sot në Tiranë.
Shefi i diplomacisë maqedonase ndodhet në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, Haxhinasto, me të cilin pas takimit kokë më kokë zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita e Popovskit përkon me kohën kur në të dy shtetet ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe i banesave, dhe të dy ministrat ndanë të njëjtin mendin se
"vlerat europiane të BE-së përcaktojnë proceset e regjistrimit të popullsisë në të dy vendet."
Duke u ndalur në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, dhe deklarimin e minoritetit maqedonas se do të bojkotojnë procesin, ministri Haxhinasto dha garancinë se censusi do të zhvillohet sipas standardeve europiane, dhe se rezultati do të jetë në përputhje me realitetin.
“Mendoj se procesi i censusit ofron të gjithë hapsirën dhe garancinë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin e minoriteve në Shqipëri. Cdo pretendim i kundërt me këtë ka një ndikim të fortë politik, i panevojshëm dhe i parëndësishëm,”- deklaroi Haxhinasto
Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se ligji për regjistrimin e popullsisë është bazuar në zbatimin e standardeve më të mira europiane, dhe nuk mund të ketë ndryshe, sepse Shqipëria ëshët shembull në kuadër të zbatimit të të drejtave të minoriteteve.
"Nuk janë të rëndësishme përqindjet por zbatimi i atyre të drejtave që i përkasin çdo minoriteti. "- theksoi më tej ministri Haxhinasto.
Nga ana e tij ministri maqedonas Popovski shprehu bindjen “se gjatë regjistrimit do bëhen të gjitha përpjekjet të identifikohen të gjithë maqedonasit në Shqipëri, dhe të marrin pjesë në census”. Por në fjalën e tij nuk preku regjistrimin e popullsisë shqiptare në Maqedoni.
Ministri shqiptar i bëri thirrje Maqedonisë të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, si standard i bashkëjetesës së komuniteteve multientike. “shumë e rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Maqedonisë”, si dhe bashkëpunimin në arsim, kulturë, që të dy shoqëritë tona të bazohen mbi vlerat më tëmira që trashëgohen nga e kaluara
Në këtë vizitë, Shkupi mori mbështetjen e Shqipërisë që Maqedonia të marrë statusin e plotë të NATO.-s, si dhe për tu integruar dhe pjesë e disa inisiativave rajonale, si nisma Adriatiko – joniane.
Sa i takon rajonit mes dy ministrave është diskutuar dhe për Kovovën. Haxhinasto tha se është rënë dakord për një koordinim më të madh, dhe nevojën për e integrimit të Kosovës në të gjitha inisiativat rajonale, që Kosova të ecë me hapa të sigurtë drejt BE.
Në programin e vizitës përveç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të punëve të jashtme, janë parashikuar takime të ministrit Popovski edhe me kryeministrin, Sali Berisha, kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, presidentin Bamir Topi dhe minoritetin maqedonas në Shqipëri.
(s.g/balkanWeb)