Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
Digjet makina e shefit të policisë bashkiake të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të natës së mbrëmshme në lagjen “Isa Boletini” ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së drejtorit të policisë bashkiake Ardian Veliu.
Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa dy autorët duke përfituar nga errësira janë larguar nga vendngjarja.
Fatmirëshisht nuk ka të lënduar nga zjarri por policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë e motiveve të ngjarjes.