E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të burgosurit e burgut Fushë-Krujë në grevë urie

FUSHE-KRUJE-Revoltë në burgun e Fushë-Krujës, dhjetra të burgosur janë futur në grevë urie.
Lajmi është bërë me dije nga familjarë të personave që vuajnë dënimin në këtë burg. Ata shprehen se greva ka nisur për shkak të dhunës dhe të terrorit që po përjetojnë nga drejtuesit dhe gardianët e burgut të Fushë-Krujës.
"Që pas tentativës për arratisje të katër të burgosurve, ata po përjetojnë ferrin. Përveçse nuk kanë kushte, gardianët i keqtrajtonë, po ushtrojnë dhunë dhe ndaj nesh ", - shprehen familjarë të të burgosurve të këtij institucion të vuajtjes së dënimit.
të afërm të të burgosurve bëjnë të ditur se grea vijon dhe të dënuarit nuk dalin as në takime me familjarët.

Mësohet se numri më i madh i të burgosurve të përfshirë në grevë urie i përkasin seksionit të sigurisë së zakonshme, ndërsa të tjerët janë të burgosur të seksionit të sigurisë së lartë. Ndërkohë nga drejtues të burgut të Fushë Krujës nuk është pohuar se në ambientët e brendshme po zhvillohet një grevë urie e të burgosurve.
Nga ana tjetër, burime nga brenda këtij burgu thonë të kundërtën. Të burgosurit kërkojnë përmirësimin e kushteve në burg si dhe stop ushtrimit të dhunës ndaj tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›