E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Konomi", sot gjyqi për 175 ha tokë në Durrës

TIRANE- Do të zhvillohet sot në Gjykatën e Tiranës seance mbi çëshjen e pronësisë së gjyqtarit të ekzekutuar në mes të qytetit të Vlorës, paraditen e 9 shtatorit , Skerdilajd Konomi.

Familjarë të të djerit pritet të përballen sot me palën kundërshtarë në konfliktin e pronësisë të mbi 175 hektarëve tokë, në fshatin turistik të Hamallajt në Durrës. Gjykata e Tiranës, me kërkesë të palës tjetër në konflikt ndali hipotekimin e pronës në emër të familjes Konomi, duke ngrirë vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 16 qershor të këtij viti, që i dha të drejtën e pronësisë ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Pas fitimit të çëshjes në Gjykatën e Lartë, Konomi ka qenë në pritje të zbardhjes së vendimit, i cili i jepte të drejtën të rregjistronte më pas pronën në hipotekë, por rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar pas padisë së palës kundërshtare, më 13 gusht.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën padinë, duke dhënë vendimin që me pronën në Hamallaj të mos kryhet asnjë lloj veprimi ligjor, duke ndaluar kështu edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Konflikti i pronësisë mbi tokën në Durrës është edhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ndërkohë që familja e Konomit kanë Cështja gjyqësore për pronat vijon prej 5 vitesh dhe ishte ndjekur nga vetë Konomi. Pak ditë para seancës së sotme, familja Konomi shkroi një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bamir Topit, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimit dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut ku kërkohet zbardhja e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbrojtja e familjes së tij, Gjithashtu u kërkohet të ushtrojnë të gjithë influencën që ky proces të finalizohet konform ligjit, si dhe mbrojtjen e familjarëve por edhe të trupit gjykues, ndaj presioneve të mundshme”
(s.g/NEWS24/balkanweb) Lidhje te tjera Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Presim hetimet e Prokurorisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›