E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth Mos prekni listat e zgjedhesve. Reagon PS

Të mos ndërhyet më në listat e zgjedhësve. Ka qenë ky apeli i radhës së përfaqësuesit të OSBE në Tiranë, Eugen Volfarth. Sipas një deklarate për mediat ai i bën thirrje institucioneve në nivel qëndror dhe vendor, të përfshira në hartimin e listave të zgjedhësve, t’i përmbahen plotësisht Kodit Zgjedhor. Sipas kodit, afati i fundit deri kur zgjedhësit mund të paraqesin kërkesa për ndryshime të të dhënave personale është 60 ditë përpara Ditës së Zgjedhjeve – që, në rast të zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin vendor, është data 9 mars 2011, datë e cila ka kaluar tashmë.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka përshëndetur deklaratën e ambasdorit të OSBE ne  lidhje me listat e zgjedhesve dhe shkeljen e kodit zgjedhor. Lindita Nikolla u shpreh se mospastrimi i listave  ne kohe  nga drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile, në varësi të  ministrisë së Brendshme, ka krijuar  paqartësi  në zyrat e gjendjes civile, dhe për këtë  Partia Socialiste akuzon kryeministrin Berisha. Partia Ssocialiste, do te tregohet e vendosur per të denoncuar cdo abuzim që behet me listat e votuesve, u shpreh Lindita Nikolla.

AS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›