E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqni imunitetin. Arvizu Ndryshoni afatet e hetimit

Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope, qe njerezit e drejtesise kane imunitet ndaj duhet te shihet mundesia e ndryshim te Kodit te Procedures Penale ku te perfshihet heqja e imunitetit te gjyqatreve dhe prokuroreve, deklaraoi ambasadori i SHBA-se, Aleksander Arvizu, gjate nje tryeze te organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe EURALIUS.

“Shqiperia eshte i vetmi vend ne Evrope qe imuniteti pengon hetimet per zyrtaret e larte,duke cenuar dhe fshehtesine e hetimit. Eshte koha qe kodi i procedures penale te rishikohet dhe njehere qe te perafrohet me sfidat qe ka sistemi i drejtesise ne Shqiperi dhe shqetesimet e popullit. Rishikimi i tij te jete teresor dhe te preke afatet kohore te hetimit, pasi afatet jane teper te shkurtra, veçanerisht per veprat e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kodi i ri i procedures penale duhet te trajtoje njesoj te gjitha hetimet” tha Arvizu.

Qendrim te njejte kane patur edhe ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, kryeporkurorja Ina Rama dhe nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu.

“KLD sëbashku me inspektoriatin e Ministrisë së Drejtësisë po inspektojnë dhe monitorjnë këto çështje, por KLD ka juridiksion vetëm në gjykatat e ulta dhe jo prokurorinë dhe Gjykatën e Lartë, të cilat kanë pasur dhe kanë ndikim apo përgjegjësi të drejtëpërdrejtë në vënien ose jo të drejtësisë penale në disa çështje të cilat kanë impact të fortë për publikun dhe shoqërinë” tha Spahiu.

“Në kodin e procedurës penale ai mundet të pësojë ndryshime të natyrës kufizuese të cilat I japin mundësinë prokurorit të zhvillojë hetime ndaj një personi me imunitet. Prokurori duhet të jetë I lirë të kryejë hetime duke përdorur metoda speciale të hetimit edhe ndaj një personi me imunitet, në mënyrë që të mundet të mbledhë ato prova të cilat mund të merren vetëm nëpërmjet një hetimi të fshehtë. Parimi I gjykimit të pandërprerë çmohet si një element I cili duhet të garantohet realisht nëpërmjet ndryshimeve ligjore që duhet t’I bëhen kodit të procedurës penale” tha Rama.

Kerkesa per ndryshimin e Kodit te Procedures Penale vjen ne nje kohe kur ka ardhur ne rritje kerkesa per heqjen e imuniteteit jo vetem te politikane, por edhe te njerezve te drejtesise. Ndryshimi kerkohet dhe per faktin se hapësirat ligjore te tij jane perdorur nga palet per deshtimin e shume proceseve te bujshem gjyqesore.

Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e premte , 11 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›