E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesi i Këshillit të Evropës viziton Kosovën

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka caktuar zotin Bjorn fon Sidov për raportues për Kosovën, në sesionin e saj të rregullt, të mbajtur prej 3-7 tetor.

Në kapacitetin e tij si raportues, Bjorn fon Sidov, planifikon ta vizitoj Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës, nga data 1 deri më 4 nëntor, ka njoftuar Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Është paralajmëruar se në fund të kësaj vizite ai do ta mbajë një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›