E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Serbisë nuk ndryshon politikën ndaj Kosovës

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 21:30

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, ka thënë të mërkurën se nuk ka kurrfarë ndryshime në politikën shtetërore ndaj Kosovës.

Ai këto komente i bëri të mërkurën gjatë një prononcimi për media në Kuvendin e Serbisë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse çështja e ndarjes së Kosovës mund të jetë temë e bisedimeve.

Sipas tij, çdo çështje e cila hapet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë temë e bisedimeve.

Pala kosovare ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të natyrës së bisedimeve me Beogradin zyrtar. Shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se bisedimet kanë karakter vetëm teknik dhe jo edhe politik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›