E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-BE, dënojnë dhunën në Shkup

Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Evropian kane dënuar dhunën mes protestuesve shqiptare dhe atyre maqedonas ne kalanë e Shkupit. Përmes një komunikate për shtyp, ambasada e SHBA-ve dhe përfaqësuesit e BE-së i kane bere thirrje tubuesve te Tregohen te vetëpërmbajtur, ndërsa i bën apel partive politike te kenë kujdes për te mos krijuar tensione te tjera te karakterit etnik. Pas përleshjeve, kryeministri Nikolla Gruevski ndërsa dënoi dhunën tha se kjo përleshje nuk duhet te shfrytëzohet politikisht. U bëj apel të gjithëve, se nuk duhet t?i shfrytëzojnë tensione te tilla për qëllime partiake-politike. Ne nuk do të lejojmë që dikush t?i shfrytëzojë ato për interesa private mësohet te ketë thënë Gruevski. Ndërkohë edhe shefi i partisë me te madhe opozitare, Branko Cervenkovski është vene ne radhën e partive shqiptare duke dënuar përleshjet, pa harruar te akuzoje qeverinë si përgjegjëse te trazirave ne Shkup. Te dielën qindra tubues shqiptare e maqedonas u përplasen për shkak te mospajtimit për ndërtimin e kishës ne kalanë e Shkupit, ku si pasoje e përleshjeve u plagosen dy police e tete qytetare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›