“Qeveria, e deshtuar ne luften kunder droges e krimit"
Qeveria "Berisha" ka deshtuar ne luften kunder trafikut te lendeve narkotike dhe krimin financiar. Ky ishte reagimi i ardhur dje nga Partia Socialiste, pas publikimit te raportit vjetor te Departamentit amerikan te Shtetit. Deputeti socialist, Taulant Balla, gjate nje komunikimi me mediat, duke iu referuar ketij raporti, vleresoi se "ky nuk eshte raporti i vetem qe ka dale, pasi jane disa raporte te koheve te fundit qe ende vazhdojne ta vendosin Shqiperine ne grupin e vendeve transite te lendeve narkotike te krimit te organizuar dhe sigurisht, une mund te them me plote goje se kjo qeveri ka deshtuar plotesisht ne adresimin e ketij prioriteti kryesor, qe lidhet me procesin e integrimit euroatlantik te Shqiperise". Sipas tij, Shqiperia ende nuk ka nje progres te dukshem per sa u perket ndalimit te trafiqeve, trafiqeve ilegale te njerezve, trafiqeve ilegale te lendeve narkotike dhe sigurisht kjo qeveri eshte e paafte te garantoje integrimin e Shqiperise ne BE dhe ne NATO. Nderkohe, Balla beri me dije ne ditet ne vijim do te kete nje reagim me te plote mbi kete ceshtje, pas nje studimi te imtesishem te ketij raporti.