Qeveria, e papërcaktuar për pikën përfundimtare të autostradës

Ka nisur punimet në segmentin e fundit të “Rrugës së Kombit”. Mirëpo, ekzekutivi i Kosovës nuk ka vendosur ende se në cilën pikë kufitare me Serbinë do të lidhet autostrada “Ibrahim Rugova”.
Vendimi pritet të bëhet publik brenda dy muajve të ardhshëm, shkruan koha.
Ndërkohë punonjësit e kompanisë “Bechtel-Enka” të premten kanë filluar ndërtimin e bazës së trasesë së autostradës në pikën e përkohshme përfundimtare në fshatin trudë në afërsi të Besisë./Indeksonline/