E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re: LSI 78 përqind të investimeve, PS 88 përqind të punonjësve

meta-rama78 përqind të investimeve do të jetë në dorë të LSI-Së dhe 88 përqind e punonjësve do të jetë në dorë të PS-së. Ky rezulton të jetë raporti i forcave që rrjedhon nga shpërndarjes së posteve ministrore në qeverinë e ardhsme që do të kryesohet nga Edi Rama dhe është frut i rezultati të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

E përditshmja Shqip ka bërë një analizë, duke arritur në përfundimin se LSI ka marrë ministritë që kanë në dorë investimet, kurse PS ka mbajtur në dorë ministritë që kanë në dorë administratën.

Kështu, me pesë ministritë e saj, LSI kontrollon plot 78 përqind të investimeve, bazuar në shifrat e buxhetit të këtij viti.

Kurse PS do të kontrollojë vetëm 22 përqind të investimeve me dikasteret e saj.

Por ministrat e PS duhet ti gëzohen faktit që kanë në dorë administratën. Ata do të kenë ndikim mbi 74 mijë punonjës ose 88 përqind të administratës, në raport me LSI, që do administrojë vetëm rreth 13 mijë punonjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›