E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re, OMONIA: Ska ministër minoritar, PBDNJ të riorientojë qëndrimin politik

omoniaOrganizata OMONIA reagoi pas prezantimit që kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i bëri qeverisë së re. Duke ju referuar mungesës së përfaqësuesve të minoritetit në kabinetin e ri, organizata OMONIA ngre dyshime nëse qeveria e re do të mbrojë minoritetin grek në vendin tonë. Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë me post ministri, të një pjesëtari të Komunitetit Etnik Grek ndonëse kjo përbën praktikë që nga kalimi normal në demokraci më 1991, për më tepër të propozuar drejtpërdrejt nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ, është një ogur jo pozitiv. Rezervat tona politike lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do të punojnë për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të Minoritetit Etnik Grek. Kjo në përputhje dhe sipas standardeve të BE kundrejt të cilit dhe procedurave të përafrimit të mëtejshëm integrues në të, qeveria Shqiptare është e angazhuar. Zhvillimet e ditës së sotme(djeshme), sidoqoftë, ngrenë pikëpyetje serioze dhe hedhin hije mosbesimi, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e OMONIA-s. Në përfundim të deklaratës, OMONIA i kërkon Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut që të riorjentojë qëndrimin politik. Përpos këtyre ne si OMONIA i drejtojmë apel Bashkimit për të Drejtat e Njeriut PBDNJ të riorientojë qëndrimin e tij politik në bazë të zhvillimeve të sotme. Nuk bëhet fjalë për interes mikropolitik por për çështje parimore që lidhen drejtpërdrejt me terrenin sensibël të pozicionit të MEG, përfundon deklarata e OMONIA-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›