E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare, zhvillohet konferenca e 8-të ndërkombëtare

14/09/2009  Aktivitetit do të mbledhë eksperiencat e rajonit

Në vijim të traditës së saj disavjeçare Banka e Shqipërisë do të organizojë këtë javë konferencën e 8-të ndërkombëtare “Politika të stabilitetit monetar dhe financiar - leksione nga kriza”. Kjo konferencë, e cila do të zhvillohet në hotelin “Sheraton” në kryeqytet, mbahet në kushtet kur stabiliteti financiar qëndron në krye të axhendës së bankierëve qendrorë për të pasur një sistem bankar e financiar të shëndoshë në kohë të vështira, i cili kontribuon fuqishëm në zhvillimin e qëndrueshëm makroekonomik të një vendi. Konferenca është konceptuar me tri panele diskutimi dhe do të përpiqet të prekë çështje shumë të rëndësishme, siç është kriza financiare globale dhe efektet e saj. Në dy panelet e para të ftuarit nga bota akademike, bankare e financiare ndërkombëtare, do të trajtojnë krizën me të gjitha elementet e saj përbërëse si dhe ndikimin që ka pasur ajo në ekonomitë e Evropës Juglindore. Ndërsa paneli i tretë do të mbledhë në një tryezë të përbashkët guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të rajonit, të cilët do të diskutojnë rreth qëndrimeve, masave dhe eksperiencave të tyre në situatën e krizës. Punimet e konferencës do të fillojnë me fjalën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili do të diskutojë mbi temat e mësipërme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›