Qeveria e re maqedonase, finalizohet në fundjavë

Qeveria e re e Maqedonisë pritet të finalizohet gjatë fundjavës së sotme. VMRO-DPMNE dhe BDI kanë arritur marrëveshjen e koalicionit, ndërsa ditët e fundit janë finalizuar edhe pikat kontestuese të marrëveshjes, që do të jenë pjesë e platformës qeveritare.
Po ashtu sot pritet që BDI të vendos përfundimisht lidhur me kandidaturat për ministra dhe postet e tjera të larta qeveritare, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme pritet publikimi i marrëveshjes së arritur midis dy partive, por edhe publikimi i emrave të ministrave. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski ditëve të fundit kanë finalizuar marrëveshjen e koalicionit dhe prioritetet e qeverisjes, por nuk jepen detaje se cilat janë pikat e partisë shqiptare që do të jenë pjesë e platformës qeveritare për periudhat afatshkurtra dhe afatmesme të bashkëqeverisjes.
BDI në kuadër të Qeverisë së re do të qeverisë me zëvendëskryeministrin për Marrëveshjen e Ohrit, zëvendëskryeministrin për Evrointegrime, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë, Ekonomisë, Ambientit Jetësor, Pushtetit Lokal.