E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevritet 65 vjecarja ne Vlore

Një 65 vjeçare ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë. Trupi i saj është gjetur nga fqinj të pallatit ku ajo banonte me djalin, nusen e dy nipër. Rreth orëve të para të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në fshatin Babicë e Madhe është vetë djegur një shtetase. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja: Nazire Mersini, 65 vjeçe, ka spërkatur veten me lëndë djegëse, i ka vënë flakën dhe më pas është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë 65 vjeçarja vuante nga shëndeti mendor dhe kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritej. Në momentin që e moshuara ka kryer aktin vetëvrasës ka qenë e vetme në banesë, pasi familja e të birit me të cilin banonte ishin në një dasëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›