E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria emëron Yllin Manjanin, zv/ministër të Transporteve

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Lëvizjen Socialiste për integrim, Ylli Manjani, u emërua dje zv/ministër i Transporteve dhe Punëve Publike. Vendimin për postin ministror të Manjanit e ka marrë dje qeveria, gjatë mbledhjes së radhës. Manjani në këtë post ka zëvendësuar ish-zv.ministrin tjetër, ilirjan Muho. Manjani, deri para pak kohësh, njihej si një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste. Marrëdhëniet me Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj nisën çarjen në zgjedhjet parlamentare të 2009, ku Manjani nuk mundi të zinte vend në parlament, për shkak se nuk ishte prioritar në listë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Manjani ka qenë një zë ndryshe në PS, ndërsa raportet e tij me politikën kanë kulmuar pak kohë më parë, kur ai u largua nga PS dhe iu bashkangjit LSI. Vetëm pak ditë pas kësaj, ai mund të shpërblehet me një post ministror, në një nga dikasterët më të rëndësishme të qeverisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›