Qeveria, fal kredite e marra ne bankat shteterore

Keshilli i Ministrave fal e interesat, kamatevonesat dhe te gjobat e debitoreve qe kane marre kredi ne bankat e nivelit te dyte qe kane qene teresisht me kapital shteteror. Kjo kategori personash ka rezultuar mjaft problematike per Agjencine e Trajtimit te Kredive ku jane transferuar keto kredi, pasi keta kreditore tani do te paguajne vetem shumen e terhequr, pra principalin.
Vendi i qeverise mundeson faljen e interesave, te kamatevonesave dhe te gjobave debitoreve qe ne daten e transferimit te kredise nga bankat e kane pasur shumen e principalit deri ne 3 milione leke. Keta persona qe te perfitojne duhet te likuidojne menjehere vetem principalin e transferuar nga bankat apo shumen e mbetur te principalit. Gjithashtu, u falen interesat, kamatevonesat dhe gjobave, te gjithe debitoreve, qe kane marre kredi per mekanike bujqesore. Edhe kjo kategori duhet te likuidojne menjehere vetem principalin e transferuar apo pjesen e mbetur prej tij. Nderkohe ndryshe nga keto dy kategori u falen ne masen 90 per qind, te interesave, kamatevonesave, gjobave, te gjithe debitoreve, qe ne daten e transferimit te kredise nga bankat, shumen e principalit e kane pasur mbi 3 milione leke. Kjo kategori duhet te likuidoje menjehere te pakten 40 per qind te principalit te transferuar, apo te shumes se mbetur prej tij, duke vendosur kushtet per shlyerjen e pjeses tjeter. Periudha e pageses se shumes se mbetur te kredise nuk mund te jete me e gjate se 3 vjet. Nderkohe, debitoreve, qe kane marre kredi per banesa ose per permiresimin e kushteve te banimit, me vendndodhje ne rrethet e kategorise se dyte dhe te trete, interesat, kamatevonesat dhe gjobat u falen ne masen 100 per qind. Nderkohe, huamarresve, me vendndodhje ne rrethet e kategorise se pare, u falen ne masen 80 per qind.
Te gjitha pasurite e lena si garanci ose jo nga debitoret e Agjencise se Trajtimit te Kredive, kalojne ne pronesi te saj, si prone shteterore, pasi nuk jane shitur ne ankandet e zhvilluara nga permbaruesi gjyqesor, ne zbatim te procedurave ligjore per ekzekutim te detyrueshem. Marrja ne pronesi e pasurive te lena nga debitoret, behet me pelqimin e Agjencise se Trajtimit te Kredive, si pale kreditore, kundrejt vleres se ankandit te fundit, te zhvilluar nga permbaruesi gjyqesor. ATK-ja e kontabilizon pronen me vleren e parashikuar nga permbaruesi gjyqesor ne aktin e transferimit. Pas kontabilizimit te prones, ATK-ja, kundrejt shlyerjes se detyrimit, i propozon debitorit kthimin e sendit te marre ne pronesi. Debitori duhet te ktheje pergjigje brenda 30 diteve nga data e njoftimit. Pas kalimit te ketij afati, Agjencia e Trajtimit te Kredive pergatit dosjen per shitjen me ankand. Procedurat e ankandit organizohen nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Prones Shteterore, prane Ministrise se Financave. Si vlere e prones, qe do te shitet me ankand, do te llogaritet vlera e kontabilizuar nga Agjencia e Trajtimit te Kredive.
Shtepite
Falja per personat qe kane blere shtepi behet me kusht qe te shlyhet menjehere, te pakten 40 per qind e principalit te transferuar apo e shumes se mbetur prej tij, si dhe duke vendosur kushtet per shlyerjen e pjeses tjeter. Periudha e pageses se shumes se mbetur te kredise nuk mund te zgjatet me shume se 3 vjet.
Kerkesa
Debitori ka te drejte te kerkoje ristrukturimin e detyrimit, sipas lehtesive te parashikuara ne vendimin e qeverise, vetem nje here. Ne rast se debitori nuk u permbahet kushteve te marreveshjes se lidhur, kerkohet likuidimi ne rruge ligjore i detyrimit te kontabilizuar ne Agjencine e Trajtimit te Kredive.
Perfituesit nga vendimi:
Faljen e interesave, te kamatevonesave dhe te gjobave debitoreve, qe, ne daten e transferimit te kredise nga bankat, te cilat shumen e principalit e kane pasur deri ne 3 (tre) milione leke
Faljen e interesave, te kamatevonesave dhe gjobave, te gjithe debitoreve, qe kane marre kredi per mekanike bujqesore (autokombajna, traktore, makineri e agregate bujqesore) prodhim dhe perpunim te produkteve bujqesore e blegtorale
Faljen, ne masen 90 per qind, te interesave, kamatevonesave, gjobave, te gjithe debitoreve, qe, ne daten e transferimit te kredise nga bankat, shumen e principalit e kane pasur mbi 3 milione leke
Debitoreve, qe kane marre kredi per banesa ose per permiresimin e kushteve te banimit, me vendndodhje ne rrethet e kategorise se dyte dhe te trete, interesat, kamatevonesat dhe gjobat u falen ne masen 100 per qind
Per debitoret, qe kane vdekur, u kerkohet trashegimtareve te tyre te likuidojne vetem shumen e principalit te mbetur. Periudha e pageses se shumes se mbetur te kredise nuk mund te zgjatet me shume se 3 vjet
U falet detyrimi tatimor apo doganor se bashku me gjobat dhe kamatevonesat personave, fizike e juridike qe jane debitore ndaj administrates doganore dhe tatimore, qe jane te evidentuar dhe te kontabilizuar pa vendime administrative perkatese apo me vendime administrative te pa njoftuara brenda afateve ligjore
U falen gjobat dhe kamatevonesat personave, fizike e juridike, debitore ndaj administrates doganore dhe tatimore, qe jane aktualisht te evidentuar dhe kontabilizuar si te tille ne keto dy administrata, por qe realisht detyrimi i tyre, doganor dhe tatimor, ka lindur ne tejkalim te afateve te parashkrimit, me kusht qe principali i detyrimit te paguhet brenda dates 31.12.2008.
U falen 50 per qind e kamatevonesave dhe 100 per qind gjobat, personave, fizike e juridike, qe jane debitore ndaj administrates doganore dhe administrates tatimore, per te cilet procedura e evidentimit dhe, e marrjes se vendimit administrativ perkates dhe njoftimit te vendit i eshte bere ne perputhje me dispozitat e Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise dhe te ligjit per procedurat tatimore, brenda afateve te parashkrimit. Kjo falje behet me kusht qe principali i detyrimit, se bashku me pjesen e mbetur te kamatevonesave, te paguhen brenda dates 31.12.2008.
Falen detyrimi doganor me gjithe kamatevonesat, gjobat dhe taksa per dite-qendrimi personave debitore ndaj administrates doganore, per automjetet e importuara, te evidentuara dhe kontabilizuara deri ne daten 31.12.2000
U falen kamatevonesat, gjobat dhe taksa per dite-qendrimi personave, fizike e juridike, debitore ndaj administrates doganore, per automjetet e importuara, te evidentuara dhe kontabilizuara nga data 1.1.2001, por me kusht qe principali i detyrimit te arketohet brenda dates 31.12.2008.