Xhafaj: Zgjedhjet e ardhshme ne qershor 2009
Komisioni per reformen zgjedhore mori dje nje grup dispozitash per detajimin e caktimit te periudhave dhe datave zgjedhore. Bashkekryetari socialist i ketij komisioni, Fatmir Xhafaj, beri me dije per gazeten se ne baze te dispozitave kushtetuese u percaktuan periudhat zgjedhore. "Periudha maj-qershor do te jete koha ne te cilen do te zhvillohen zgjedhjet per pushtetin qendror. Ndersa ne periudhen shtator-nentor do te mbahen zgjedhjet lokale", u shpreh Xhafaj. Ne formulimin e ndryshuar te nenit 65 te Kushtetutes thuhet se Kuvendi zgjidhet per kater vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e pare pas zgjedhjeve dhe perfundon ne te njejten date, te te njejtit muaj te vitit te katert nga data e mbledhjes se pare. Me cdo rast, Kuvendi qendron ne detyre deri ne mbledhjen e pare te Kuvendi te ri te zgjedhur, si dhe zgjedhjet per Kuvendin e ri mbahen ne periudhen zgjedhore me te afert qe paraprin daten e perfundimit te mandatit te Kuvendit. Kesisoj, me percaktimin e periudhave zgjedhore, duket se puna e ketij komisioni po ecen mbare, pasi ende nuk jane shfaqur kundershtite mes anetareve te tij.
Diskutimi
Gjate mbledhjes se djeshme komisioni i posacem per ndryshimet ne kodin elektoral diskutoi dhe mbi kapitullin per listat e zgjedhesve. Sipas Xhafajt, u diskutuan 28 nene qe kane te bejne me te gjithe problematiken e kesaj ceshtjeje, me hartimin e listave zgjedhore, verifikimin, vendosjen e tyre. Por, ende nuk mund te quhet e perfunduar, pasi komisioni ka vendosur te organizojme konsultime me Drejtorine e Gjendjes Civile. E kjo pasi, listat e zgjedhesve jane te pashkeputura nga sistemi i regjistrit te gjendjes civile dhe i procesit qe po zhvillohet ne Ministrine e Brendshme per modernizimin e tij. Por nje tjeter ceshtje ne diskutim jane dhe koalicionet zgjedhore. Mbi kete pike, ende nuk ka nje vendim konkret, pasi grupi i eksperteve, prane ketij komisioni, ende nuk kane paraqitur projekt-draftin qe lidhet me koalicionet. E, me sa duket, kjo do te jete nje nga ceshtjet e para, mbi te cilat do te shfaqen dhe pakenaqesite apo kontradiktat mes perfaqesuesve te partive parlamentare ne komision. Megjithate, bashkekryetaret e tij deklarojne se te gjitha propozimet mbi ndryshimet ne kod hartohen nga nje grup ekspertesh, te cilet jane te zhveshur nga diktimet politike, pasi e gjithe puna e tyre perqendrohet ne nivel teknik.
Propozimi
Platforma e LSI per voten e emigranteve u pranua dje nga bashkekryetaret e komisionit te posacem per reforme zgjedhore. Pas njohjes me kete platforme, pritet qe te merret dhe vendimi per aplikimin ose jo te saj ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nderkohe qe puna ne kete komision pritet te vijoje me diskutime, qe kane te bejne me administraten zgjedhore apo procedurat e votimit dhe numerimit te votave.
Oli Xhilaga