Berisha Zonat turistike per 7-8 vjet do te jene pa taksa
Ne vijim te vizites se tij ne qarkun e Korces Kryeministri Sali Berisha eshte ndalur ne Dardhe duke e konsideruar kete komune si nje nga destinacionet me te bukura e piktoreske per tu frekuentuar. Ai theksoi se qeveria shqiptare do te vazhdoje te financoje per te zhvilluar keto zona dhe turizmin malor duke i perjashtuar ato per 7-8 vjet nga te gjitha taksat. Dardha eshte nje nga vendet malore me piktoreske e me te bukurat te Shqiperise eshte nje nga zonat me te frekuentuara me te deshiruara per qytetaret e Korces por qe gradualisht po behet e njohur ne Shqiperi e mbare boten. Nje rendesi shume te madhe ka qe Dardha e te gjitha simotrat e saj te shumta malore Gjinari Cajupi Qafeshtama Voskopoja Valbona Thethi te shpallen zona te lira pa taksa per 7 vjet ne menyre qe investitoret te kene nje siguri per nxjerrjen e investimeve te rendesishme qe bejne - u shpreh kreu i qeverise ndersa theksoi se gjithnje mbetet problemi i tradites se frekuentimit te zonave malore. Ndaj qeveria shume shpejt do te kaloje nje ligj sipas te cilit cdo investim per qellime turistike ne zone malore do te jete per 7 deri ne 8 vjet i perjashtuar nga te gjitha taksat. Kjo eshte nje menyre per te nxitur e stimuluar zhvillimin e tyre. Te mos harrojme se pas perfundimit te rruges Tirane - Elbasan dhe rruges Qafe-Plloce - Qukes Dardha ne lartesine 1600 metra do mund te arrihet nga Tirana ne nje kohe perafersisht 2 ore po keshtu edhe zona te tjera - deklaroi Kryeministri Berisha.