Qeveria financon me 1 miliard lekë katër bashkësi fetare
03/03/2011 Shuma prej 100 000 000 lekësh është shuma me të cilën qeveria shqiptare ka vendosur të financojë katër bashkësitë fetare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë. Kjo masë financimi është përcaktuar në buxhetin e vitit 2011 për ato bashkësi fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave, e konkretisht: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Paga e punonjësve të administratës në këto bashkësi, pagat e arsimtarëve dhe ndërtimi dhe mirëmbajtja e objekteve të kultit janë tre zërat kryesorë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, ku dhe do të shkojnë këto fonde. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 632 000 lekë, shumën më të madhe se tri bashkësitë e tjera, e cila do të ndahet si më poshtë: 16 758 000 lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës; 10 374 000 lekë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar; 4 500 000 lekë për ndërtimin dhe për mirëmbajtjen e objekteve të kultit në B. Curri, Shupenzë, Çermë, Roshnik etj. Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila përfiton shumën më të vogël - 16 262 000 lekësh, do t’i përdorë ato në tre zëra, ku mungon financimi i arsimtarëve për shkak të mungesës së një shkolle të kësaj bashkësie. Konkretisht: 3 762 000 lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës; 8 508 000 lekë për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”; 4 000 000 lekë për shkak të pozitës së veçantë si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit.
Ortodoksja
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 220 000 lekë, nga të cilat: 21 660 000 lekë për punonjësit e administratës; 4 560 000 lekë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Katolikja
Kisha Katolike përfiton shumën 25 878 000 lekë, nga të cilat: 4 332 000 lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës; 21 546 000 lekë për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.