E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Vakëfeve, kundër deklaratave të konsullit grek

03/03/2011  Protesta: Të shpallet Theodhoros Ikonomu, person i padëshiruar për Shqipërinë

KORÇE- Shoqata Atdhetare, Kulturore e trevës së Vakëfeve në rrethin Korçë, e cila përfshin një zonë të gjerë deri në kufi me Kolonjën dhe rrethin e Përmetit, përmes një proteste të organizuar nga ana e saj dënoi ashpër deklaratat e Konsullit të Përgjithshëm grek në Konsullatën e Korçës, Theodhoros Ikonomu, duke i kërkuar këtij të fundit që të tërheqë mbrapsht deklaratat e bëra nga ana e tij rreth një muaj më parë.

Protesta

Veç sa më sipër, kjo shoqatë kërkoi që Ikonomu të shpallet person i padëshiruar për Shqipërinë. Si është e mundur, ngritën pyetjen anëtarët e kësaj shoqate, që konsulli Ikonomus na konsideron si vëllezër, ndërsa 97 vjet më parë ushtritë greke therën të gjallë mbi 300 burra, gra dhe fëmijë të trevës së Vakëfeve? A theren vëllezërit! Në vijim të kësaj proteste, sekretari i Shoqatës Atdhetare Kulturore e trevës së Vakëfeve, Enver Ramo, në emër të kësaj shoqate u shpreh: “Ne banorët e trevës së Vakëfeve, ku përfshihen Panariti, Grabocka, Trebicka, Treska, Katundi, Stratobërda, Shtylla dhe Vithkuqi të rrethit Korçë ruajmë mbresa shumë të hidhura nga ushtria greke gjatë Luftës së Parë Botërore”. Pikërisht në vitin 1914, dy vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, treva jonë dhe gjithë qarku i Korçës u pushtua nga ushtria greke, tha Ramo, e cila terrorizoi dhe masakroi shumë banorë të trevës tonë”. “E tillë ishte masakra në fshatin Panarit të trevës së Vakëfeve, vijoi më tej Ramo, ku ushtria greke theri të gjallë, si bagëtinë, mbi 300 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Sot në trevën tonë ka akoma banorë, të cilët i shpëtuan kësaj masakre dhe tregojnë tmerrin dhe terrorin që përjetoi treva jonë nga ushtria greke në atë kohë. Kjo ishte një masakër kriminale që banorët e trevës së Vakëfeve nuk do ta harrojnë me vite dhe shekuj”. “Duke u bazuar sa më sipër, Shoqata e trevës së Vakëfeve, proteston kundër deklaratave të Konsullit të Përgjithshëm grek në Konsullatën e Korçës, dhe në të njëjtën kohë dëshirojmë ti themi Ikonomut se ne jemi shqiptarë dhe të tillë do të mbetemi sa të jetë jeta”. “Si ka mundësi që zoti konsull banorët e kësaj treve i quan vëllezër, ndërsa ushtria greke i therte si bagëtitë? A theren vëllezërit! Në vijim të kësaj proteste, Shoqata Patriotike, Kulturore e trevës së Vakëfeve i bëri thirrje popullit shqiptar që të mos bjerë pre e thirrjeve antishqiptare, por të ruajë identitetin si komb, pasi provokime të tilla synojnë të vënë në rrezik integritetin e atdheut tonë”, tha Enver Ramo.

Pse nuk duhet kryer ky proces, argumentet kundër

Regjistrimi etnik dhe fetar,

Xhufi në takim sensibilizues

BERAT-Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare çështje kjo shumë e përfolur kohët e fundit në vendin tonë ka mbledhur në një takim sensibilizues në qytetin e Beratit historian, pushtetarë lokalë ku ka qenë pjesëmarrës dhe historianët Pëllumb Xhufi e Dritan Hila. Takimi ka pasur si qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve të Beratit rreth çështjes së regjistrimit të popullsisë mbi baza të përkatësisë etnike dhe ato fetare. Takime të cilat nën drejtimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, po zhvillohen në të gjithë vendin, kanë mbledhur paraditen e djeshme në ambientet e bibliotekës "Vexhi Buharaja" në këtë qytet drejtues të ndryshëm shoqatash jo fitimprurëse, drejtues të së cilave janë shprehur kundër procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike fetare. Kryetari i bashkisë së qytetit të Beratit Fadil Nasufi në fjalën e tij përpara të pranishmëve jo vetëm që u shpreh kundër këtij procesi, por deklaroi se nga verifikimet e bëra në regjistrat e gjendjes civile në këtë qytet nuk mungojnë rastet ku qytetarët për të fituar pensione në Greqi, ose leje qëndrime kanë arritur të ndryshojnë nënshtetësinë. "Edhe nga pozitat qytetare, mbështesë këto lëvizje që ka filluar të marrë përmasë kombëtare dhe një shqetësim të të gjitha kategorive dhe shtresave”, ka thënë Nasufi në fjalën e tij. Ajo është fokusuar në rrugë të drejtë dhe kjo mbështetje që japin dhe qytetarët e Beratit është një vullnet i mirë dhe solid në mbështetje të kësaj lëvizje. Ka të bëjë me një ligj që unë drejt për drejt nga pozita e kryetarit të bashkisë nuk kemi pasur asnjë konsultë paraprake dhe kjo është një praktik shumë e gabuar. Ligjet tek ne bëhen nën asistencën e juristëve, bëhen nën asistencën e donatorëve dhe atyre që monitorojnë dhe për çështje të tilla ato duhet të ndryshohen dhe referendumeve. Sot rezulton një vend që ska studime dhe regjistrime të sakta për popullsinë nuk di sa janë rezidentë, nuk di sa janë migrim nuk di sa janë në emigrim. Shqipëria është një vend pa sistem adresash, që duket një shumë e thjeshtë, por është një gjë shumë e domosdoshme, tha ai, ndërkohë që pretendohen procese regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare. Ndërsa historiani Pëllumb Xhufi u shpreh në fjalën e tij se qytetarët e Beratit kanë treguar se janë me ndërgjegje të lartë atdhetare dhe do ti thonë jo këtij procesi. "Sot jemi për një çështje, e cila u intereson të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, por më së shumti do të thosha dhe prandaj e bëra këtë hyrje u intereson dhe qytetarëve të Beratit, të cilët kanë treguar gjithmonë që janë qytetarë me një ndërgjegje të lartë, jo thjeshtë qytetar, por dhe më ndërgjegje të lartë atdhetare. Që ky regjistrim i popullsisë në këtë formë absolutisht nuk duhet bërë, nuk duhet bërë sidomos në qoftë se do të përmbajë përsëri ato dy çështjet e vetëdeklarimit nga ana e qytetarëve të përkatësisë etnike kombëtare të tyre dhe të përkatësisë fetare”, përfundoi Xhufi. S. Gorrica

Të mos cenohet sovraniteti kombëtar

Idrizi: Çështja e regjistrimit

në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi i shoqëruar nga presidenti i kësaj partie Tahir Muhedini kanë zhvilluar takimin e parë me bazën në Elbasan pas shkrirjes së dy ish partive që përfaqësojnë komunitetin çam. “Ideja e hedhur për një referendum për regjistrimin kontribuon për forcimin e çështjes kombëtare”, duke shtuar se “fakti që ky regjistrim është shtyrë për në vjeshtë tregon që kërkesa e PDIU ka qenë e drejtë duke u marrë parasysh nga qeveria shqiptare”. Ndër të tjera Idrizi shtoi se “fakti që kryetari i gjykatës së Sarandës këtë çështje të ngritur me forcë e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese shpreh shpresën se ajo do të marrë zgjidhjen e duhur. Nëse nuk ndodh kështu PDIU do ti bashkohet peticionit të intelektualëve mes të cilëve edhe dy ish-presidentëve, për të moslejuar cenimin e sovranitetit të vendit, ne do ti rikthehemi referendumit”. Për sa i përket koalicionit mes PDIU dhe PD Idrizi deklaroi se “ne jemi në diskutimet e fundit me partinë në pushtet për të konkretizuar një marrëveshje bashkëpunimi për pushtetin vendor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›