Qeveria gati privatizimin e 4 hidrocentraleve
TIRANE- Qeveria ka përgatitur për të privatizuar katër hidrocentralet e Ulëzes, Shkopetit, Tiranë-Lanabregasit si dhe HEC-in Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Kjo masë është marrë në kuadër të privatizimeve që qeveria ka nisur. Vetë kryeministri Berisha deklaroi një javë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë se po “përgatitet një fushatë të re privatizimesh.
Sipas kreut të ekzekutivit, pronë publike do të ngelen vetëm digat e mëdha, parqet, shkollat, spitalet.
Kështu pritet që Komisioni parlamentar i ekonomisë dhe Financave të shqyrtojë nesër p/ligjin "Për krijimin e shoqërive "HEC, Ulëz - Shkopet" sh.a. "HEC Tiranë Lanabregas" sh.a. dhe "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh.a. dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive "HEC Ulëz - Shkopet" sh.a. dhe "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh.a.", që në thelb ka përgatitjen ligjore të privatizimit të këtyre hec-eve.
P/ligji i përgatitur nga ministria e Ekonomisë parashikon nxjerrjen në privatizim të dy HEC-eve të Bistricës si dhe ata të Ulzës dhe Shkopetit, duke u hequr pronësinë katër hidrocentraleve të mesëm nga KESH.
Në p/ligj parashikohen dy variante privatizimi, dhënia me koncesion ose shitja direkte, ku blerësit do i ofrohen jo më pak se 51 % e aksioneve.
(m.a/BalkanWeb)