Tribunali i Hagës do të gjykojë njëherazi autorët e genocidit në Bosnje, Mlladiç dhe Karaxhiç

Gjykata për krime lufte në Hagë shqyrton të mbyllë sa më shpejt gjykimin e dy kriminelëve të luftës në Bosnje, të cilët janë përgjegjës për vrasjen e 8 000 burrave myslimanë si dhe qindra e mijëra të tjerëve gjatë konfliktit
Mundësinë që Mlladiqit dhe Karaxhiqit t’i gjykohet bashkarisht, para disa ditësh nuk e përjashtoi as kryeprokurori Serzh Bramerc.
Prokuroria e Hagës po e shqyrton mundësinë që ish-komandantit të ushtrisë së Republikës Serbe Ratko Mlladiq t’i gjykohet së bashku me ish-liderin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq, por vendimi për këtë ende nuk është marrë, deklaroi mbrëmë këshilltari i i kryeprokurorit të Hagës Frederik Suinen.
“Po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë. Sipas rregullave të procedurës, ekziston mundësi që këto dy raste të bashkohen. Prokurori ende nuk ka marrë vendim, ai tani po i shqyrton të gjitha opsionet”- tha Suinen.
Sipas Suinenit, një prej mundësive është që të dy proceset të bashkohen vetëm për nga disa pika nga aktakuza, duke e përfshirë krimin në Srebrenicë.
“Të gjithë dëshirojmë proces i cili nuk do të zgjasë shumë, i cili do të zhvillohet mirë dhe në të cilin të drejtat e të paditurit do të respektohen”- tha Suinen.
Mundësinë që Mlladiqit dhe Karaxhiqit t’i gjykohet bashkarisht, para disa ditësh nuk e përjashtoi as kryeprokurori Serzh Bramerc
(INA)