Basha Procesi transparent Rama po perbalt ligjin

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka theksuar se do t’i qëndrojë deri në fund idesë së numërimit të votave. Procesin aktual të numërimit, kandidati Basha e cilëson si transparent dhe demokratik, ndërsa qëndrimin e rivalit të tij, Edi Rama, ai e komenton si një fushatë për përbaltje të ligjit, duke i kërkuar kryesocialistit të japë prova dhe fakte në akuzat që bën.
“Është e rëndësishme të themi që në shqyrtimin aktual të fletëve të kontestuara, proces që Rama e quajti kanibalizëm, ka marrë 4 vota më shumë se unë. Nuk është kanibalizëm të përfshish votat në një proces transparent, pavarësisht se për kë janë hedhur ato. Rivali im nuk dëshiron të pohojë se kundërshton nuëmrimin, ndaj në vend të kësaj përbalt procesin dhe ushtron presion dhe bën kërcënime ndaj institucioneve. Unë s’kam ndërmend ta ndjek në këtë rrugë. Çdo votë duhet numëruar, por është e papranueshme që një parti apo kandidat të kërcënojë”-tha Basha.
Kandidati i maxhorancës, Lulzim Basha theksoi se nuk është as ai dhe rivali i tij ata që vendosin për rezultatin në bashkinë e Tiranës, por institucionet Kushtetuese.
Erjon Ajazi