Qeveria greke merr masa per ristrukturimin e borxhit

Qeveria greke po merr masa per ristrukturimin e borxhit dhe shume shpejt mund te siguroje miratimin e nje financimi nderkombetar prej rreth 85 miliarde dollaresh.
Kryeministri grek Jorgos Papandreu i tha sot gazetareve se Greqia ndodhet ne nje pike kritike dhe se nje vit pasi Athina arriti te siguroje nje pagese prej 158 miliarde dollaresh qeveria e perfshire ne krize po kerkon me teper ndihma per operacionet e saj gjate dy viteve te ardhshme.
Perfaqesues nga Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja kane shkuar ne Greqi per te rishikuar menyren se si po e trajton vendi ceshtjen e borxhit. Te dy institucionet financiare boterore po ashtu mund ta shtyjne afatin qe i kane lene ne dispozicion Greqise per te paguar huate e vitit te kaluar.