E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Shqiperi vazhdon numerimi i votave ne Tirane e Durres

Numerimi i votave ishte edhe te marten nje stermundim per te gjitha palet konkurruese ne zgjedhjet vendore. Ende nuk ka nje rezultat te plote per Tiranen dhe Durresin qe mbeten prapa per shume arsye. Ndersa qytetet e medha jane marre disa nga kandidatet socialiste dhe disa nga demokratet.

Megjithe kritikat e vezhguesve nderkombetare dhe atyre vendore per vonesa te pajustifikuara ne procesin e numerimit komisioneret e dy partive kryesore konkurente perseri e akuzuan njeri-tjetrin e shkembyen akuza per vonesa te qellimshme te procesit te numerimit dhe bllokime me shkaqe artificiale te nxjerrjes se rezultateve.

Si ne Tirane ashtu edhe ne Durres megjithese kane kaluar 48 ore nga mbyllja e votimit jane numeruar me shume veshtiresi dhe nderprerje afersisht gjysma e kutive te votimit.

Kishte komisione qe ecen shume shpejt me numerimet por kishte edhe komisione te tjera qe e nderprene punen per ore te tera dhe mezi numeruan vetem nje kuti.

Vemendja e socialisteve dhe demokrateve eshte perqendruar ne kater njesi bashkiake ku ata besojne se kane edhe mbeshtetjen me te madhe nderkohe qe numerimi vazhdon ne te gjitha zonat e kryeqytetit. Sipas te dhenave nga te dyja palet probleme te shumta me kahje te kunderta dhe me vonesa te qellimshme jane numerimet e votave ne minibashkite 5 8 10 dhe 11.

Forcat kryesore besojne qe votat ne keto kater minibashki do te jene percaktuese per rezultatin perfundimtar te bashkise se Tiranes. Gjate gjithe dites se marte statistikat e pjesshme te KQZ-se treguan se rezultatet jane shume te ngushta midis kandidateve kryesore Lulzim Basha dhe Edi Rama. Kapercimi i rezultateve ka ndryshuar vetem nga disa qindshe votash.

Keto numerime nervoze te votave ne kryeqytet vijuan gjate gjithe dites jo vetem si nje gare numrash por edhe si nje gare psikologjike midis paleve ne te njejten kohe kur misioni i vezhguesve nderkombetare po jepte nje konference shtypi me rezultatin paraprak ne nje prej hoteleve te Tiranes. Vezhguesit nderkombetare njoftuan se do te qendrojne edhe dy jave te tjera ne Tirane per te permbyllur te gjithe procesin e administrimit te zgjedhjeve.

Ne raportin e tyre paraprak vezhguesit nderkombetare thane se zgjedhjet ishin transparente dhe me te mira se ato te meparshme. Ata kritikuan dy partite kryesore PS dhe PD se ishin sjelle ne menyre te papergjegjshme ne pergatitjen e zgjedhjeve por ishte KQZ qe beri te mundur organizimin e zgjedhjeve megjithe presionin politik mbi te.

Vezhguesit nderkombetare deklaruan se zgjedhjet vendore te 8 majit ishin konkurruese dhe transparente por u zhvilluan ne kushtet e nje polarizimi te larte politik dhe mungeses se besimit midis qeverise dhe opozites. Sipas tyre partite konkurruese abuzuan me rolin e tyre ne administrimin e zgjedhjeve per te vazhduar betejen politike sepse te dy partite benin deklarata qe vinin ne pikepyetje integritetin e zgjedhjeve.

Vezhguesit vleresuan si pozitive permiresimin e listave KQZ-ne transparente dhe mediat pluraliste por kritikuan Partine Demokratike dhe Partine Socialiste se nuk paraqiten ne kohe anetaret e komisioneve dhe as ekipet e numeruesve te votave duke sjelle problemet qe shihen tani se fundi me nxjerrjen e rezultateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›