Gafa e Edi Ramës në prezantimin e kandidates fituese të Burrelit: Adelina, fitoi këto zgjedhje pas një eksperience të shkëlqyer si edukatore kopshti

Të gjithë e keni parë mbrëmë prezantimin e kandidates fituese të bashkisë së Burrelit, ‘live’ nga selia e PS-së, në krah të kryesocialistit Edi Rama. Duke e konsideruar si “burrneshë”, e cila ia doli të përmbyllë me sukses një proces zgjedhor të vështirë, Rama tha se të gjitha gratë duhet të marrin shembull nga Adelina Farrici. Në prezantimin e saj, si qytetare e parë e Burrelit, Edi Rama e konsideroi atë se celësi i suksesit të saj, ishte fakti se ajo kishte punuar si edukatore kopshti. Menjëherë pas këtij momenti plasën reagimet e militantëve socialistë, të cilët prej 3 ditësh kanë zënë vend nëpër rrëzat e selisë rozë, në pritje të një komunikate zyrtare nga Edi Rama, ku ai të shpallë fitoren në Tiranë, gjë që, sipas gjasave dhe parashikimeve s’do ndodhë. Pikërisht në këtë cast, Rama tha se fraza e lëshuar prej tij, ndaj Adelinës, të cilën e quajti edukatore kopshti, konsistonte në profilin e saj fisnik si, mësuese... Në fakt, në publikimin zyrtar të deklaratës së Ramës në faqen zyrtare të PS-së, është fshirë pikërisht fjalia e parë e deklaratës së Ramës: “Jam këtu për të prezantuar fituesen e sapozgjedhur të bashkisë Burrelit, Adelina Farrici, e cila vjen pas një karriere si edukatore, në fakt si mësuese e suksesshme”... Në web-in zyrtar të PS, Rama është kujdesur të porosisë përgjegjësit e zyrës së shtypit që ta redaktojnë gafën e tij, pasi Adelina mund t’ia merrte si fyerje profesionale.
Megjithatë, kuptohet qartë se për Edi Ramën fitorja e Adelinës ishte një vrimë në ujë, teksa thuajse në 60% të njësive vendore të Republikës, është në humbje dhe me diferencë të thellë votash. Nga këtu, dhimbjet e kokës bëhen edhe më acaruese po të kujtojmë disavantazhin e tij në Tiranë, ku Lulzim Basha tashmë ka thelluar diferencën në +800 vota. Ndaj, Edi Rama ishte sa i painteresuar aq edhe shpresë humbur në fitoren që, edukatore Adelina arriti në Burrel...