E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do pranojmë rezultatin e zgjedhjeve- numërimi i votave do finalizohet në mënyrë transparente

10-05-2011 / Gazeta 55

Mënjeherë pas publikimit të raportit paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ku vlerësohej procesi zgjedhor i 8 majit si korrekt dhe transparent, shefi i qeverisë Sali Berisha ka deklaruar përmes një konference për shtyp nga selia e PD, se mazhoranca mbetet e zotuar të respektojë rezultatin zgjedhor të vendoreve të 8 majit. Sipas kreut të qeverisë, mazhoranca mbetet e vendosur që procesi i numërimit të votave të finalizohet në mënyrë transparente dhe brenda standardeve ndërkombëtare. Berisha kujtoi se çdo votë do të marrë peshën që meriton në përputheje me ligjet e vendit. “Dua të theksoj se një fazë shumë delikate pasi mbetet një pjesë e rëndësishme për tu kompletuar. Në Tiranë është më vështirë për t’u numëruar sepse është dopio”- u shpreh Berisha. I pyetur nga mediat se nëse do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve, kryeministri berisha theksoi se duhet të pranohet verdikti i popullit cilido që të jetë ai. “Mbetem i vendosur të përshëndes të zgjedhurit sapo KQZ-ja të japë rezultatet”- theksoi Berisha. Më tej, kryeministri Berisha ka përshëndetur deklaratën e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit. “Shpreh vlerësimin tim të palëkundur për raportin e OSBE/ODIHR. Ky proces duhet të plotësohet me transparencë maksimale”- garantoi kryeministri Berisha. Kryeministri ka vlerësuar edhe kontributin e medias në këto zgjedhje. “Media ka raportuar vetëm të vërteta”- theksoi shefi i qeverisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›