'Anonymous' sulmoi faqen e CIA-s në internet

Hakerët e thyen sajtin, ndërsa pastaj lajmin e kumtuan në profilin e tyre në Twitter. Ata shkruan "CIA tango down, ndërsa shprehjen "tango down" e shfrytëzon ushtria amerikane dhe që nënkupton se armiku është eliminuar.
Faqja e internetit të CIA-s edhe pas disa orëve nga sulmi mbeti e bllokuar.
Pas shkyçjes së sajtit për shkëmbin në dosjet "Megaupload", për shkak të shkeljes së ligjit për pirateri, hakerët filluan t'i sulmojnë Faqet e internetit të institucioneve shtetërore.
Të parët "pësuan" sajti i FBI-së dhe faqja e internetit të ministrisë amerikane të Drejtësisë.
Me qëllim që të pengohen miratimi i marrëveshjes tregtare ndërkombëtare për mbrojtje nga falsifikimet dhe piraterisë së internetit - AKTA, "Anonymous" i sulmoi sajtet e institucioneve shtetërore në Greqi, Slloveni, Kroaci dhe në shtetet tjera.