Schwartzenberg: Ndarja e Kosovës, hapje e dyerve të ferrit!
LUKSEMBURG- Shumë ministra të BE-së kanë hedhur dje poshtë në deklarimet e tyre në Luksemburg idetë për ndarje të Kosovës. I ashpër kundër kësaj ideje, duke folur para disa gazetarëve, ka qenë sidomos ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwartzenberg, raporton gazeta kosovare Koha Ditore.
Schwartzenberg citohet t’i ketë cilësuar këto deklarata si ide që kthejnë në konfliktet e fillimit të shekullit XX, ndërsa ndarjen e Kosovës e ka krahasuar me hapjen e dyerve të ferrit.
“Kjo është ide e papranueshme. Nëse pranohet ideja për ndarjen e Kosovës, do të flitet për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës. Pse jo, do të flitej atëherë edhe për ndarjen e veriut të Serbisë, ku në Vojvodinë jeton një bashkësi e madhe e pakicës hungareze. Këto nuk janë ide të pranueshme“, ka thënë ministri i Jashtëm çek, Schwartzenberg.
(m.a/BalkanWeb)