E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner: Presidenca e BE është dëmtuar nga kriza çeke

Paris -Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner theksoi sot se presidenca çeke e Bashkimit Evropian është "dëmtuar" nga kriza politike në Republikën çeke. "Presidenca e BE-së është dëmtuar paksa nga votimi i parlamentit" në Pragë kundër qeverisë së kryeministrit Mirek Topolanek”-deklaroi Kouchner gjatë prezantimit të një reforme të ministrisë së tij.

"Ajo që ndodhi në Çeki e ka dëmtuar edhe njëherë sigurinë për të pasur traktatin e Lisbonës", tha ai duke theksuar se Republika çeke dhe Irlanda ishin vendet e fundit ndër 27 anëtaret e unionit që nuk e kishin ratifikuar këtë traktat.

Kouchner shtoi se ishte i "shqetësuar" nga kjo situatë dhe e siguroi Pragën për mbështetjen e Francës që kishte presidencën e radhës në gjashtëmujorin e dytë të 2008-s, përpara se t'ia kalonte Republikës çeke. "Ne duam t'u japim ndihmën tonë miqve tanë çekë, veçanërisht në këtë periudhë. Presidenca nuk ishte e lehtë as kështu (...) dhe ja tani ku ndodhen në pozita delikate", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›