Ulen të ardhurat e kompanive ajrore
Kriza globale pritet të prekë edhe kompanitë ajrore në të gjithë botën. Këto kompani parashikohet të humbasin 4.7 miliard dollar këtë vit. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror deklaron se rënia e të ardhurave të kompanive vjen si pasojë e rënies së kërkesave për udhëtime nga pasagjerët. Dhjetorin e fundit kompanitë ajrore humbën 2.5 miliardë dollar për shkak të rënies së fluksit të udhëtimeve.
“Situata në këtë sektor paraqitet shumë e rëndë. Kërkesa për fluturime është ulur shumë më tepër nga sa ne e kishim parashikuar disa vite më parë”, deklarojnë drejtuesit e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.
Shoqata e lartpërmendur përfaqëson 230 kompani ajorore të njohura në të gjithë botën, të tilla si, British Airways, Cathay Pacific, United Airlines ed Emirates, etj.