Turqi, dy ish-gjeneralë akuzohen për grusht shteti
Stamboll -Dy ish-gjeneralë në Turqi, janë akuzuar nga Prokuroria e Stambollit si të dyshuar për organizimin e një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë në pushtet të Rexhep Taip Erdogan, sipas një aktakuze të dytë për këtë çështje, të bërë publike sot. Dy ish-gjeneralët, Sener Eruygur dhe Hursit Tolon janë të dyshuarit kryesorë për organizimin e një komploti nëpërmjet rrjetit "Ergenekon" kundër qeverisë.
''Ata u akuzuan për një listë të gjatë krimesh si kryengritje gjithashtu edhe për krijimin e një organizate terroriste'', sipas një dokumenti.
Ndaj tyre është kërkuar burgim i përjetshëm. Prokuroria akuzoi dy ish-gjeneralët se kishin projektuar me ndihmën e disa gazetarëve, ndërkohë që ata mbanin uniformë në vitet 2003-2004, një komplot për të nxitur ushtrinë të vepronte kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në pushtet që nga viti 2002.