E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN-ja i ofron një fond prej 20 miliard eurosh Rumanisë

Bukuresht - Rumania do të përfitojë një paketë ndihme prej 20 miliardë eurosh nga FMN-ja për të frenuar krizën ekonomike që e ka përfshirë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas një deklarate të shpërndarë sot, njofton se ka rënë dakort për të ndihmuar shtetin e ri të Bashkimit Europian.

Rumania është shteti i tretë anëtar i BE-së që merr ndihmë nga FMN-ja, pas Hungarisë dhe Letonisë. Rumania është një vend me rreth 22 milion banorë, dhe prej shumë vitesh ka përfituar ndihma të mëdha nga vendet e huaja.

Paketa e ofruar nga FMN-ja synohet të mbështesë tregjet në vështirësi dhe të zbusë presionin që po ushtrohet ndaj monedhës vendase, “lej”. Gjithashtu kjo paketë mund të përdoret edhe në investimet publike, për të forcuar sadopak ekonominë e brishtë rumune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›