E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi kerkon te mbaje tokat qe i dhane serbet

Qeveria e Shkupit kerkon qe te mbaje nje hapesire toke, qe i eshte dhene nga Beogradi shtate vjet me pare, ne menyre arbitrare. Behet fjale per nje marreveshje te nenshkruar me 2001-in mes Beogradit e Shkupit, ku Maqedonise i jane kaluar nen administrim, 2500 hektare toke te Kosoves. Te gjithe drejtuesit e qeverive te Kosoves qe nga viti 2001 e kane konsideruar te papranueshem paktin dhe kerkojne anulimin e tij.
Ne kete pike, Shkupi ka vene kushte, duke deklaruar se eshte i gatshem te shpalle njohjen e pavaresise se Kosoves, vetem pasi autoritetet e Prishtines ta njohin marreveshjen e vitit 2001. Shteti i ri ka bere te qarte se nuk pajtohen me kete pretendim te Maqedonise dhe kerkojne qe Shkupi pa hezitime te njohe Republiken e Kosoves. Ne kete kuader, Prishtina propozon te formohet nje komision i perbashket, qe do te shenjoje vijen kufitare.
"Eshte nje ceshtje qe ne e kemi quajtur teknike, te perfunduar dhe kjo do te ndodhe ne menyren me te mire te mundshme", ka deklaruar dje, lidhur me mosmarreveshjen, Presidenti Fatmir Sejdiu. Ai hodhi dyshimin se "mund te kete deshira te dikujt tjeter qe te ngreje tensione mes nesh" dhe ne kete pike, duke siguruar se nuk deshirojne acarim mes shtetesh, shprehu besimin se "dhe zyrtaret pergjegjes ne Maqedoni nuk kane interesa te tilla".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›