E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari me banim ne New York kerkonte te vriste ushtaret amerikane

Pikerisht kete akuze formuluan prokuroret federale ne SHBA ne nisjen kete mesjave te procesit gjyqesor kunder Betim Kaziut. 23 vjecari me origjine shqiptare eshte nje qytetar amerikan qe u arrestua ne vitin 2009 dhe u akuzua se do te vriste amerikane qe sherbenin ne zona te nxehta si Afganistan Irak dhe ne Ballkan pas stervitjes me Al Kaeda.

Al Kaeda dhe te tjera organizata te huaja terroriste kane bere thirrje per aksione tha zevendesprokurori Seth DuCharme gjate argumenteve ne hapje te procesit ne gjykate. Betim Kaziu i eshte pergjigjur kesaj thirrjeje shtoi zv-prokurori.

Nje kerkim i imtesishem ne kompjuterin e Kaziut zbuloi vido te regjistruara te stervitjeve dhe leksione te militanteve te Al Kaedas dhe ne video shfaqej edhe Osama bin Laden tha DuCharme. Ai tregoi gjithashtu se nje sere komunikimesh elektronike permes E Mail dhe rrjeteve sociale tregojne seriozitetin e kesaj ceshtjeje.

b Por Henry Steinglass avokati mbrojtes i Betim Kaziut vuri ne diskutim retoriken e prokuroreve duke thene se videot nuk ishin asgje me shume sesa nje shaka e Kaziut dhe shokeve te tij me propaganden qe behej ne internet per luften e Al Kaedes.

Provat e qarta do te tregojne se nuk ka asnje lloj interpretimi tjeter te Evideove dhe komunikimeve tha avokati Steinglass. Interpretime te pafajshme.

Kaziu nje ish portier ne nje ndertese eshte akuzuar per tentative vrasjeje jashte SHBA-se si dhe per garantim informacioni ndaj terroristeve. Nese vertetohen akuzat ai und te denohet me burgim te perjetshem.

Juria anonime

Gjykatesi John Gleeson ka urdheruar krijimin e nje jurie anonime per gjyqin ndaj shqiptarit nga Kosova. Kaziu u shfaq ne sallen e gjyqit i qete dhe duke qeshur. Ai po mbahet ne paraburgim pa te drejte lirimi me kusht.

Akuza tregon sesi Betim Kaziu fluturoi ne Kajro ne vitin 2009 ku kerkoi te hynte ne lidhje me militantet e Pakistanit. Prokuroret thone se Betim Kaziu kerkoi te hynte ne grupimin Al-Shabbab nje organizate qe mbeshtet Al Kaedan. Nga informacioni i agjencive te udhetimit FBI bashkepunoi me policine ne Kosove per te arrestuar Kaziun. Kunder tij u ngrit akuzua zyrtarisht ne Nju Jork me shtator 2009.

Autor Aurel Borici Reuters

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›