Vazhdojne perpjekjet per parandalimin e katastrofes toksike ne Hungari

Policia hungareze ka arrestuar drejtorin e prodhuesit te aluminit qe ka lidhje me derdhjen e mbetjes toksike qe permbyti disa fshatra dhe rrezikoi disa kalime te rendesishme ujore ne perendim te vendit javen e kaluar. Kryeministri Viktor Orban ja beri te njohur arrestimin ligjvenesve hungareze. Ai tha se qeveria duhet te marre persiper perkohesisht operimin e uzines ne qytetin Devesher.Autoritetet hungareze thane se parashikojne qe deri neser te perfundoje ndertimi i nje muri emergjent perreth rezervuarit te demtuar me mbetje toksike ne pjesen perendimore te vendit. Nje zyrtar per ndihmat emergjente tha sot se punetoret kishin perfunduar 70 per qind te diges se re. Pjese te murit origjinal te rezervuarit u shemben te henen e kaluar duke bere qe nje sasi e madhe mbetjesh toksike te vershonte ne fshatrat perreth. Te pakten 7 veta humben jeten dhe mbi 120 te tjere u plagosen.
Me vone u pane plasaritje te murit verior te rezervuarit duke kercenuar derdhje te metejshme te lendes toksike dhe evakuime te tjera ne fshatrat perreth. Nje ekip ekspertesh te Bashkimit Evropian u nis per ne Hungari per te vleresuar demet.
Zyrtaret thane se nuk ka pasur zgjerim te plasaritjeve ne muret e rezervuarit qe u ca javen e kaluar duke bere qe mbetja toksike te perhapet ne disa fshatra ne Hungarine perendimore.
Rreth 700 mije metra kub mbetje toksike u perhap ne 3 fshatra brenda nje ore duke shkaktuar djegjen e njerzve dhe te kafsheve.
Zyra Kombetare per Menaxhimin e Katastrofave tha sot se masat e marra gjate 24 oreve te fundit nuk tregonin plasaritje te tjera ne murin verior te rezervuarit qe ekspertet prisnin te shembej.
Nese kjo do te ndodhte ndotja toksike do te perhapet rreth 1 kilometer duke perfshire pjese te qytetit Kolontar i cili ndodhet me afer rezervuarit dhe qe u godit me rende nga derdhja e 4 tetorit e cila nuk arriti ne qytetin tjeter me te afert Devecser ne veri.
Ne te njejten kohe autoritetet e sektorit te shendetsise paralajmeruan popullaten lokale si dhe ekipet e ndertimit e te pastrimit se sasia e pluhurit te mbetjes toksike i ka kaluar kufijte e sigurise prandaj ata duhet te mbajne maska mbrojtese.
Pronaret e uzines se metaleve ku ndodhet rezervuari i demtuar u shprehen ngushellime familjeve te viktimave te shkaktuara nga derdhja toksike madje shprehen keqardhje qe nuk e bene kete me pare. Njeri prej pronareve te uzines ne qytetin Ajka tha dje se ishte gati te paguante kompensime.
Disa prej banoreve te qytetit Ajka u shprehen me fjale teper kritike ndaj pronareve te uzines.
Nje banor lokal tha se pronaret mbajne pergjegjesi.
Nje uzine e tille duhet te kaloje neper nje inspektim shume me serioz. Dhe jo vetem te kene nje roje qe patrullon uzinen por duhet te kete inspektime te here pas hershme dhe masat e duhura nga inxhinjere te kualifikuar.
Ja si u shpreh nje banor tjeter
Ky eshte krim. Ata shkaterruan kaq shume jete njerzish edhe ketu ne Ajka. Tani ne marrim fryme ne mes te nje tymi toksik sidomos kur era fryn nga perendimi.
Pjese te qytetit Kolontar jane bere te pabanueshme dhe mbi 700 banore jane evakuar.
Rreth 6 mije banoret e qytetit fqinj te Devecserit ne veri te Kolontarit u paralajmeruan nga policia qe te behen gati per evakuim nese do te jete e nevojshme.