Shtatë doganierë dënohen

Gjykata Komunale e Gjilanit i ka dënuar shtatë policë të vijës kufitare me burgim në kohëzgjatje prej dy deri në pesë muaj, për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjashtë të akuzuar të tjerë u shpallën të pafajshëm.
Ramadan Leka, njëri prej avokatëve mbrojtës, bëri të ditur për gazetarët se gjykata i ka shpallur fajtorë policët Refik Basha, Nexhat Daku, Berat Abdullahu, Bajram Novobërdaliu, Bajram Ramadani, Dragan Cvetanoviq dhe Skënder Shala. Ata janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy deri në pesë muaj.
Kurse Miodrag Rajqiç, Fatmir Idrizi, Bajram Gashi, Dragan Jovanoviq, Nadije Abdullahu dhe Besim Kryeziun janë shpallur të pafajshëm.
Avokati Leka, mbrojtës i të akuzuarit Dragan Cvetanoviq, tha se ai dhe kolegët e tij paralajmërojnë ankesa në shkallën e dytë të gjyqësisë kundër këtij aktvendimi, për shkak se nuk ka pasur prova që dëshmojnë kryerjen e veprës penale.
Ai thotë se në video incizimet, të cilat janë përdorur si provë gjatë shqyrtimit kryesor të kësaj çështje penale, nuk shihet ë klienti i tij të ketë marrë mito, transmeton KosovaPress.
Policët kufitarë ishin arrestuar më 19 tetor 2009, nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.