E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i fal shtetit te Afganistanit 30 mije automatike dhe 50 milione fisheke

02-12-2010 / Gazeta 55

Vendimi i Keshillit te Ministrave

Qeveria shqiptare miratoi dje me nje vendim te vecante ndihmen falas per qeverine e Afganistanit me nje sasi prej 30 mije automatike model 56 si edhe 50 milione fishekeve.
Kjo ndihme vjen si kontribut i Keshillit te Ministrave te Shqiperise ne kuader te perpjekjeve te koalicionit nderkombetar kunder terrorizmit. Nderkohe qe ne kuader te zgjerimit te rrjetit diplomatik ne bote qeveria miratoi edhe hapjen e perfaqesive te reja ne Meksike Pakistan dhe Afrike te Jugut. Gjithashtu Shqiperia do te kete perfaqesine e saj diplomatike edhe prane Organizates se Kombeve te Bashkuara per Edukimin Shkencen dhe Kulturen UNESCO.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›